Kronika 5 January 2026, 12:36 Nga VNA

Vrasja me tritol e Hysni Ymerit në Shkodër, Gjykata lë në burg të arrestuarit. Autori pranon fajësinë, porositësitë e mohojnë

Ndaje në Whatsapp

Vrasja me tritol e Hysni Ymerit në Shkodër, Gjykata lë në

Para Gjykatës së Shkodrës ku doli për masë sigurie, Gert Bushati, ka pranuar se vendosi sasinë e eksplozivit në panelin elektrik në Shkodër, ku nga shpërthimi më datë 29 dhjetor gjeti vdekjen, Hysni Ymeri.

Bushati ka pranuar se tre të arrestuarit e tjerë Edison Hasaj, Gjergj Zefi dhe Ergys Ibrahimi janë personat që e kanë kontaktuar për të vendosur tritolin.

“Nuk kisha dijeni se eksplozivi që vendosa do të përdorej për të vrarë ndonjë person. Nga porositësit mu tha se do të jetë vetëm për të trembur dikë dhe jo për të vrarë. Kur mësova se kishte vdekur shtetasi Hysni Ymeri jam tmerruar. Nuk kam patur dijeni për vrasje vetëm për të trembur dikë. Shtetasit Gjergj Zefi, Edison Hasaj dhe Ergys Ibrahimi më kanë kontaktuar për këtë punë dhe e kam pranuar. Tritolin e kam vënë me datë 27 dhjetor, por pa e ditur se bëhej fjalë për vrasje””, deklaroi Bushati.

Referuar dëshmisë së tij, Bushati e ka vendosur dy ditë para se të shpërthente, pra me datë 27 dhjetor. Më 29 dhjetor, teksa Hysni Ymeri po hynte në pallat mina u aktivizua në distancë dhe ai humbi jetën.

Gert Bushati u la nën masën e sigurisë “arrest me burg” dhe seanca për të u zhvillua vecmas nga të dyshuarit e tjerë, për shkak të rrefimit të tij dhënë para gjykatës

Në burg u lanë edhe tre të dyshuarit e tjerë, Ergys Ibrahimi, Gjergj Zefi dhe Edison Hasaj, të cilët kanë refuzuar të japin shpjegime para gjykatës, por përmes avokatëve kanë kundërshtuar akuzat.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme