Kronika 15 October 2025, 19:20 Nga VNA

Vrasja makabre e modeles italiane 29 -vjeçare, komshinjtë dëgjuan thirrje për ndihmë por nuk ndërhynë

Ndaje në Whatsapp
Vrasja makabre e modeles italiane 29 -vjeçare, komshinjtë

Një burrë 52-vjeçar është ndaluar me akuzën për vrasje të rënduar, pasi vrau me thikë të dashurën e tij, Pamela Genini, 29 vjeçe, në banesën e saj në Milano. Ai më pas tentoi vetëvrasjen, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin Niguarda.

Sipas hetimeve paraprake, burri kishte shkuar në banesën e viktimës me një thikë, të cilën e kishte marrë nga jashtë, dhe me të e ka goditur për vdekje, pasi e kishte tërhequr zvarrë në ballkon. Dëshmitarët thonë se e kanë dëgjuar vajzën duke kërkuar ndihmë nga ballkoni.

Vrasja ndodhi në mbrëmjen e djeshme, në rrugën Iglesias, në lagjen Gorla, në periferi të veriut të Milanos. Banorët e ndërtesës, të alarmuar nga britmat, thirrën policinë. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe ambulanca, por për të renë nuk mund të bëhej më asgjë.

24 goditje me thikë – një vrasje me motive të ulëta dhe me egërsi

Pamela Genini, model dhe sipërmarrëse, është goditur me 24 thika në pjesë të ndryshme të trupit: qafë, shpinë, kraharor, krahë dhe duar.

Sipas akuzës nga prokuroria e Milanos dhe hetimeve të kryera nga policia dhe prokurorja Alessia Menegazzo, burri ishte përfshirë më parë në sjellje përndjekëse ndaj viktimës dhe kishte bërë kopje të çelësave të banesës së saj pa dijeninë e saj. Gjithashtu, ai e kishte kërcënuar vazhdimisht me vdekje.

Prokuroria e ka ngarkuar atë me disa rrethana rënduese:

Vrasje me paramendim

Përndjekje (stalking), sipas nenit 612-bis të Kodit Penal

Kryerja e krimit ndaj një personi me të cilin kishte lidhje sentimentale

Motivet e ulëta

Egjërsia në kryerjen e krimit

Autori i dyshuar është Gianluca Soncin, i lindur në Biella në vitin 1973 dhe banues në Cervia.

 

Kush ishte Pamela Genini?

29 vjeçe, nga Strozza (provinca e Bergamos), Itali

Ishte model, sipërmarrëse dhe agjente e pasurive të paluajtshme në sektorin e luksit

Kishte krijuar një markë veshjesh plazhi luksoze të quajtur EP SheLux. 

Kishte marrë pjesë në një reality show në rininë e saj: L’isola di Adamo ed Eva. 

Ishte aktive në rrjete sociale dhe frekuentonte shpesh ambiente të modës dhe evente të njohura si Festivali i Filmit në Venecia. 

Shpesh udhëtonte në destinacione luksoze: Dubai, Monako, Roma, Costa Smeralda. 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme