Kronika 20 October 2025, 09:59 Nga VNA

Arrestohet në Abu Dhabi Altin Sinomati i lidhur me vrasjen e Shehajt dhe grupin që dyshohet për sulmin ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet në Abu Dhabi Altin Sinomati i lidhur me vrasjen e Shehajt dhe

Shtetasi shqiptar Altin Sinomati, i konsideruar nga autoritetet italiane si nxitësi i vrasjes së Selavdi Shehaj (i njohur si Passerotto), u arrestua në Abu Dhabi nga policia e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Arrestimi u krye në bazë të një Njoftimi të Kuq ndërkombëtar të lëshuar nga Drejtoria Anti-Mafia e Distriktit të Romës, pas një kërkimi disa vjeçar. Sinomati akuzohet se ka dhënë urdhrin për ekzekutimin e Shehajt, të vrarë më 20 shtator 2020 në plazhin e Torvaianica-s, afër Romës, duke i dorëzuar autorit të krimit, Raul Esteban Calderon, shumën prej 150 mijë eurosh.

Për këtë vrasje, Calderon dhe bashkëpunëtori i tij Giuseppe Molisso janë dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Frosinone-s.

Sinomati akuzohet gjithashtu se ka qenë pjesë e një rrjeti të fuqishëm trafiku kokaine në Romë, të drejtuar nga Molisso dhe Leandro Bennato, organizatë e shpërbërë nga Karabinierët në mars të vitit 2025. Ai kishte arritur t’i shpëtonte arrestimit, pasi dyshohej se ishte vënë në dijeni të hetimit dhe ishte larguar drejt Emirateve.

Sipas “Corriere della Sera”, një nga bashkëpunëtorët e tij, Giuseppe Molisso, ndodhet sërish në qendër të vëmendjes së hetimeve pas sulmit ndaj gazetarit italian Sigfrido Ranucci, drejtuesit të emisionit “Report”, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në zonën e Campo Ascolano, pranë Torvaianicës.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme