Kronika 8 September 2025, 13:47 Nga VNA

Ekzekutimi i Renato Hoxhaj në Vlorë, ja kush është rumuni i shumëkërkuar. Fotoja

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutimi i Renato Hoxhaj në Vlorë, ja kush është rumuni i

Ky që shihni në këtë foto është Daniel Cornea, shtetas rumun. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar si autor i dyshuar i vrasjes së Renato Hoxhajt, roje i një pallati në Vlorë.

Renato Hoxhaj dyshohet se ishte informator i grupeve kriminale. Për vrasjen e tij janë arrestuar dy persona të tjerë. Sipas policisë, krimi është urdhëruar nga Dubai.

Ngjarja 

Në muajin prill 58 vjeçari Renato Hoxhaj u ekzekutua me 4 plumba në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë pranë banesës së tij. Ai punonte prej pesë vitesh si roje në një objekt në ndërtim aty pranë.

Nga grupi hetimor bëhej me dije se autori ishte i maskuar me kapele dhe shall dhe ka qëlluar viktimën 4 herë para se të largohej në këmbë nga e njëjta rrugë nga erdhi.

“Sot, rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi Renato Hoxhaj, 58 vjeç, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftonte policia.

Lidhur me ngjarjen Policia siguroi pamje nga kamerat e sigurisë në lidhje me ngjarjen e rëndë. Burime nga grupi hetimor asokohe bënë me dije se autori kishte hyrë nga një shteg i ngushtë që nuk përdoret shpesh nga këmbësorët. Ai ishte i maskuar me kapele dhe shall dhe ka qëlluar viktimën 4 herë para se të largohej në këmbë nga e njëjta rrugë nga erdhi.

Hoxhaj mori 2 plumba në kokë dhe dy në trup, ndërsa pistoleta ka qenë me gëzhoje 9 mm.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme