Kronika 8 May 2026, 17:45 Nga VNA

Zbardhet dinamika, si u qëllua me plumb në kokë biznesmeni Rexhep Ismaili. Ja si nisi konflikti

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet dinamika, si u qëllua me plumb në kokë biznesmeni Rexhep

Zbardhen rrethanat e vrasjes së Rexhep Ismailit dhe plagosjes së Kostandin Voglit mbrëmjen e kaluar në Qafë Gjashtë.

Nga hetimet rezultoi se rreth orës 21.20 shtetasit Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla kanë shkuar në lokalin e viktimës Rexhep Ismailit.

Grupi i personave është drejtuar për te tavolina ku ishte ulur shtetasi Tori Ruçi, që ndodhej në shoqërinë e Ismaili dhe persona të tjerë të pranishëm dhe kanë filluar menjëherë t’i godasin me sende të forta me këta shtetas.

“Gjatë konfliktit të dhunshëm, rezulton se viktima Rexhep Ismaili I ka marrë një armë zjarri automatike dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasve të përfshirë në konflikt.

Në vijim të ngjarjes, dyshohet se shtetasi Lulzim Tabaku ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Rexhep Ismaili, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje”, than ë një konferencë për shtyp drejtori i policisë së Vlorës, Elidon Cela.

Gjatë shkëmbit të zjarrit ka mbetur i plagosur në këmbë edhe shtetasi Kostandon Vogli, që u vetëdorëzua vetëm pak orë më parë në polici dhe pasi u mor në pyetje trasferua oër ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Vlorës.

Pas ngjarjes, të gjithë shtetasit e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, dyshohet se Hajredin Ismaili, vëllai i viktimës, ka larguar nga vendngjarja dhe fshehur armën e zjarrit automatike së bashku me një krehër me 21 fishekë që u gjetën dhe sekuestruan nga Policia.

“Gjithashtu, u sekuestruan prova të tjera materiale, konkretisht një automjet tip “Audi Q8”, dhe fishekë dhe gëzhoja të kalibrave të ndryshëm dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë vijimit të hetimeve. Gjatë kontrolleve të mëtejshme, në fshatin Nivicë u gjet i braktisur motomjeti, me të cilin dyshohet se është larguar nga vendngjarja autori i dyshuar, shtetasi Lulzim Tabaku”, njoftoi Cela

Ndërsa ë lagjen nr. 1, Sarandë, u gjet dhe u bllokua një automjet tip “Audi”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e përfshirë në ngjarje. Policia tha se vijon aksionet për arrestimin e të dyshuarve, ndërsa ftoi qytetarët të bashkëpunojnë duke dhënë çdo informacion të vlefshëm për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Të dyshuar:

Lulzim Tabaku, 37 vjec – akuzuar për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”

Idriz Çela 40 vjec, Eljo Muço 19 vjec, Kostandin Vogli 31 vjec, Marjo Agalliu 22 vjeç dhe Ermal Shkalla 21 vjeç – akuzuar për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Hajredin Ismaili 60 vjeç, vëllai i viktimës Rexhep Ismaili, procedohet penalisht.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme