Kronika 20 September 2025, 19:07 Nga VNA

Vrasja e Renis Dobrës, dosja i kalon SPAK. Në burg mbeten dy vëllezërit Bushgjoka

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Renis Dobrës, dosja i kalon SPAK. Në burg mbeten dy

Gjykata e Dibrës shpalli moskompetencën dhe kaloi në SPAK dosjen për rrëmbimin, vrasjen dhe më pas tentativën për të fshehur trupin e 23- vjeçarit Renis Dobra. 

Këtë të shtunë gjykata caktoi masën e sigurisë arrest në burg për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, të cilët u arrestuan në Tiranë. 

Më herët për vrasjen e Renis Dobrës arrestuar Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri, ky i fundit i dëshmitar i vrasjes së ish-deputetit Azem Hajdari në 1998. 

Renis Dobra u vra për shkak të përplasjeve të grupeve kriminale në trafikun e drogës.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme