Kronika 18 December 2025, 14:13 Nga VNA

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Gjykata e Durrësit liron me kusht ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj

Ndaje në Whatsapp

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Gjykata e Durrësit liron me kusht ish-efektivi i

Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia ish-efektivin e RENEA-s Arbër Paplekaj që ishte dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në qytetin e Elbasanit. Peplakajt iu njoh kryerja e dënimit.

Pas dënimit me 22 vite burg nga shkalla e parë ai kërkoi rihapjen e procesit ku përfundimisht u dënua me 7 vite heqje lirie.

Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ndryshoi vendimin e gjykatës së Elbasanit, e cila më 22 korrik 2023, e dënoi me 22 vite duke i ulur 15 vite nga dënimi. Gjykata e Apelit ndryshoi dhe akuzën nga 'vrasje në rrethana cilësuese' në 'vrasje në kushtet e tronditjes psikike".

Po kështu Apeli ka dhënë pafajësi për 6 efektivët e Shqiponjave Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu. Për ta gjykata e Elbasanit kishte dhënë dënimin me 16 muaj shërbim prove.

Të pafajshëm janë shpallur edhe dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla për të cilët Gjykata e Elbasanit kishte dhënë nga 1 vit shërbim prove për secilin. 

Kujtojmë se nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe të plagosur, Emiljani Prenga, Paulin Vuksani, dhëndri i Xhuvanit, Edjon Budani dhe efektivja e policisë Xhensila Sota. Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme