Kronika 11 February 2026, 18:45 Nga VNA

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli i mbytur në borxhe

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli i mbytur në borxhe

Në seancën e radhës gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, u diskutuan detaje rreth gjendjes financiare të Murselit.

Gjatë seancës u përmend një borxh prej 100 mijë eurosh ndaj Behgjet Pacollit, të cilin Murseli e pranoi, duke thënë se ishte pa interes dhe se është shlyer në forma të tjera. Po ashtu, ai konfirmoi edhe një kredi bankare prej mbi 219 mijë eurosh për blerjen e një shtëpie, e cila ndodhet në hipotekë.

Sipas hetimeve, Murseli dyshohet se ka paguar rreth 30 mijë euro për ekzekutimin e bashkëshortes së tij. Procesi gjyqësor po vazhdon.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme