Kronika 21 April 2026, 18:12 Nga VNA

Vrasja e Liridona Ademajt, burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën, 30 vite Kushtrim Kokalla

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Liridona Ademajt, burg përjetë për Naim Murselin dhe

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Naim Murselin dhe Granit Plavën me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, ndërsa Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vite burgim për përfshirjen e tij në këtë rast.

Vendimi u shpall të martën nga gjyqtarja Fatime Dermaku. Sipas gjykatës, Naim Murseli dhe Granit Plava janë shpallur fajtorë për veprën penale “vrasje e rëndë në bashkëpunim”, ndërsa Plava edhe për “mbajtje të paautorizuar të armës”.

Ndërkohë, Kushtrim Kokalla është dënuar për “ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë”.

Të akuzuarit nuk ishin të pranishëm në sallë gjatë shpalljes së vendimit.

 

Ngjarja ka ndodhur më 29 nëntor 2023, në prani të dy fëmijëve të mitur të viktimës, të cilët në atë kohë ishin 4 dhe 6 vjeç.

Mbrëmjen e 29 nëntorit të 2023-ës, Liridona Ademaj u vra në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës, teksa ishte në veturë bashkë me bashkëshortin Naim Murselin dhe dy fëmijët e tyre.

 

Aktakuza e ngarkon Murselin se kishte planifikuar vrasjen e saj, me qëllim që të përfitonte nga sigurimi i saj jetësor në Suedi, në vlerë prej rreth 260 mijë eurosh.

 

Plava akuzohet se kishte vrarë Ademajn me armë zjarri, duke e qëlluar në kokë, sipas ekspertit mjekoligjor, në një largësi prej 2 deri në 5 centimetra.

Sipas Prokurorisë, ai kishte kryer vrasjen në këmbim të 30 mijë eurove nga Murseli.

Mirëpo, gjatë gjyqit, Kokalla ka deklaruar se marrëveshja me Murselin, për ta marrë përgjegjësinë e vrasjes, ishte për 250 mijë euro, por që të mos përmendeshin shuma të mëdha ishin dakorduar që në Polici të përmendeshin vetëm 30 mijë euro.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme