Kronika 24 March 2026, 13:30 Nga VNA

Vrasja e Jan Prengës/ GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Altin Hajrin

Ndaje në Whatsapp

Vrasja e Jan Prengës/ GJKKO dënon me burgim të

Gjykata e Posaçme dënoi me burgim të përjetshëm Altin Hajrin, pronarin e Golden Resort. Ai u  cilësua fajtor dhe dënua për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Jan Prengës në janar të 2020-ës në Kamzë.

Përmes avokatit të tij Hajri mohoi akuzat  dhe deklaroi se nuk ka pasur dijeni për rrëmbimin.

Për këtë ngjarje është dënuar me burg përjetë edhe Festim Bexhdili, kopshtari i Golden Resort.

Të pandehurit e tjerë Aldo Majnishta, Artan Docaj, Dritan Rexhepi

Gentian Funiqi,  Geraldo Martini, Korado Gështenja dhe Martin Bleta, po gjykohen në një proces të ndarë.

SPAK akuzon Rexhepin dhe Funiqin si urdhërues të rrëmbimit pasi vëllai i Jan Prengës iu grabiti një sasi të madhe droge në Britaninë e Madhe.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme