Kronika 5 January 2026, 13:30 Nga VNA

Vrasja e Hysni Ymerit me minë të telekomanduar, tre pistat ku po heton prokuroria

Ndaje në Whatsapp

Vrasja e Hysni Ymerit me minë të telekomanduar, tre pistat ku po heton

Prokuroria e Shkodrës po heton në disa pista për të hedhur dritë mbi motivin e vrasjes së Hysni Ymerit në Shkodrës me 29 dhjetor 2025, përmes shpërthimit të telekomanduar të një mine të montuar në panelin elektrik në hyrje të pallatit ku banonte.

Pista më e fortë ku po hetohet është ajo e një vrasje për motive hakmarrje, pasi vëllai i Hysni Ymerit në vitin 1995 është dyshuar për vrasjen e shtetasit Shefqet Çekorja. Më vonë ai ka marrë pafajësinë. Prokuroria po heton edhe lidhur me ngjarjen e 2017 ku Dritan Ymeri, kushëri me viktimën Hysni Ymeri ka qenë një nga autorët e dyshuar të vrasjes së mjekut Ilir Aliaj.

Pas ngjarjes, Dritan Ymeri u arratis jashtë vendit. Burime pranë prokurorisë thanë se nuk përjashtohen as pista të tjera dhe po verefikohet edhe djali i viktimës i cili jeton jashtë vendit. Për ngjarjen janë arrestuar 4 të dyshuar, Gert Bushati, Gjergj Zefi, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj, ndaj të cilëve Gjykata e Shkodrës caktoi masën e “arrestit me burg”.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme