Kronika 2 January 2026, 11:34 Nga VNA

Vrasja në Shkodër, si u tradhëtua grupi nga kamerat e sigurisë dhe momenti kur Gerti Bushati ndërroi rrobat e krimit

Ndaje në Whatsapp
Vrasja në Shkodër, si u tradhëtua grupi nga kamerat e

Detaje të reja nga vrasja e Hysni Imerit nga shpërthimi i ndodhur në panelin elektrik ku ishte vendosur lëndë eksplozive që u telekomandua në distancë me 29 dhjetor 2025 në lagjen Manush Alimani në Shkodër.

Sipas hetuesve Gerti Bushati është personi që ka vendosur lëndën eksplozive në panelin elektrik. Në momentin e vendosjes së lëndës ka patur në kokë kapuc. Por teksa është larguar është ndaluar në një zonë të pambuluar me kamera dhe ka ndërruar veshjen. Nga analizimi i kamerave është identifikuar dhe janë gjetur edhe rrobat.

Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi dyshohen si anëtarë të grupit kriminal. Sipas policisë, këta shtetas kundrejt pagesës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 29.12.2025, duke përdorur lëndë eksplozive (e dyshuar me telekomandim në distancë), kanë shpërthyer panelin elektrik të pallatit ku banonte shtetasi Hysni Ymeri. Ky i fundit po hynte në banesë kur ndodhi shpërthimi dhe gjeti vdekjen. Ngjarja dyshohet se ka si motiv hakmarrjen pasi vëllai i viktimës vite më parë dyshohet se ka kryer vrasje, por më vonë ka marrë pafajësinë, çka nuk është pranuar nga familja kundërshtare.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme