Kronika 3 January 2026, 11:20 Nga VNA

Vrasja e gruas në Orikum, zbardhet dëshmia tronditëse e djalit 15-vjeçar: Mamin e gjetëm të lidhur me fasheta

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e gruas në Orikum, zbardhet dëshmia tronditëse e djalit

Zbardhen detaje tronditëse nga ngjarja në Orikum të Vlorës, ku burri mbyti gruan e më pas u vetëvra. Nga hetimet e policisë dhe dëshmia e dy djemve të çiftit Sose e Llogora Xhebroj, rezulton se gruaja 40-vjeçare ishte larguar prej afro dy muajsh nga banesa për në shtëpinë e prindërve të saj. Burimet thanë se ata jetonin të ndarë, ndonëse ende nuk kishin nisur procedurat për divorc. Ditën e ngjarjes, Sose Xhebroj ishte kthyer në banesë për të marrë rrobat e saj. Në shtëpi me të, ishte dhe djali 15-vjeçar, ndërsa djali i madh ndodhej në punë.

Me të mbërritur aty gruaja, në shtëpi vjen edhe Llogora Xhebroj, i cili kishte një lokal të vogël që punonte dhe siguronte të ardhura për familjen. “Babai më tha të shkoja te puna e vëllait, se do të dilte një xhiro me mamin. Unë ika”, thotë në dëshmi djali i mitur.

Kur mbërriti te puna e të vëllait, duke ditur problemet mes prindërve, të dy djemtë e telefonuan nënën, por ajo nuk u përgjigj.

“U nisëm për në shtëpi. E gjetëm mamin të lidhur me fashë në qafë. U përpoqëm t’i japim ndihmë. Thirrëm ambulancën, por kur mjekët mbërritën mami kishte ndërruar jetë”, deklaroi mes lotësh djali.

Policia e njoftuar nga djemtë e çiftit mbërriti në shtëpi dhe konstatoi se gruaja ishte dhunuar dhe mbytur. Më pas Llogora Xhebroj kishte shkuar në garazhin e banesës dhe ishte vetëvrarë me armë zjarri, pistoletë. Nga dëshmitë e familjarëve rezultoi se çifti kishte probleme prej disa kohësh dhe burri ushtronte dhunë, derisa Sose Xhebroj ishte detyruar të largohej nga banesa. Në asnjë rast ajo nuk ishte drejtuar në polici për të bërë denoncim, por kishte zgjedhur të largohej nga shtëpia dhe të shkonte në shtëpinë e prindërve të saj.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme