Kronika 19 October 2025, 17:16 Nga VNA

Vrasja e grekut dhe shqiptarit në Greqi, dy të arrestuarit me dëshmi kontradiktore, autorit të dyshuat nuk i gjenden gjurmë baruti në rroba

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e grekut dhe shqiptarit në Greqi, dy të arrestuarit me

Hetimet për vrasjen e dyfishtë që tronditi Greqinë më 5 tetor, ku u ekzekutuan me armë zjarri pronari grek i kampingut “Ammos” dhe punonjësi i tij shqiptar, po marrin përmasa gjithnjë e më të ndërlikuara. Autoritetet greke raportojnë se dëshmitë e dy të arrestuarve janë kontradiktore, ndërsa provat shkencore po hedhin dyshime të reja mbi rolin e secilit në ngjarjen e rëndë. Ngjarja ndodhi në zonën turistike të Foinikounta, në Mesení, ku dy persona u qëlluan për vdekje mbrëmjen e 5 tetorit brenda kampingut “Ammos”. Hetimet janë përqendruar tek dy të rinj, njëri me origjinë greko-britanike, i cili konsiderohet autori kryesor i dyshuar, dhe tjetri, bashkëmoshatar 22-vjeçar, që është vetëdorëzuar disa ditë pas ngjarjes, duke pranuar përfshirjen e tij si bashkëpunëtor në krim.
Në Gjykatën e Kalamatës, ku po zhvillohen seancat paraprake, i riu greko-britanik ka mohuar përfshirjen e tij, duke deklaruar përmes avokatit se “nuk ka hyrë fare në kamping” atë natë fatale. Megjithatë, pozita e tij është rënduar ndjeshëm, pasi është përmendur drejtpërdrejt nga bashkëpunëtori i tij si personi që ka qenë i pranishëm në vendin e krimit.

Sipas raportimeve nga policia, nipi i pronarit të kampingut, i cili është dëshmitari i vetëm okular, e ka identifikuar pa hezitim të dyshuarin kryesor gjatë njohjes zyrtare të zhvilluar në një sallë të veçantë në selinë qendrore të policisë (GADA).

Pavarësisht kësaj, provate laboratorike kanë sjellë rezultate të papritura. Në rrobat e sekuestruara në banesën e të dyshuarit greko-britanik, që dyshohet se i kishte veshur natën e krimit, nuk janë gjetur gjurmë baruti, çka mund të komplikojë pozicionin e akuzës. Hetuesit po analizojnë gjithashtu telefonin e tij celular, me qëllim ndërtimin e një tabloje të qartë të lëvizjeve të tij gjatë natës së ngjarjes.

Një tjetër element kyç i dosjes është dëshmia e bashkëpunëtorit 22-vjeçar, i cili ka pretenduar se pas ngjarjes ka notuar për 7-8 orë për t’u larguar nga vendi i krimit dhe më pas ka ecuar deri në Kalamata, ku u lokalizua një ditë më vonë në stacionin e autobusëve KTEL. Kjo dëshmi po verifikohet për mospërputhje dhe po krahasohet me pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e banorëve të zonës.

Në qendër të hetimeve është futur edhe një makinë e bardhë, e cila, sipas disa dëshmive, është parë të qarkullojë pranë kampingut “Ammos” jo vetëm natën e vrasjes, por edhe një muaj më herët, më 7 shtator, kur dyshohet se ka pasur një përpjekje të dështuar për atentat.

Burime të afërta me hetimin kanë bërë me dije se autoritetet janë pranë identifikimit të drejtuesit të mjetit, dhe se sipas të dhënave paraprake, mund të bëhet fjalë për një grua. Kjo pistë e re, nëse konfirmohet, mund të ndryshojë rrjedhën e të gjithë hetimit, duke hapur një skenar të ri mbi motivet dhe personat e përfshirë në vrasjen e dyfishtë që ka tronditur opinionin publik grek.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme