Kronika 8 December 2025, 14:45 Nga VNA

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Xhaxhai i Elvis Shkambit kërkon ndryshim të masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit

Ndaje në Whatsapp

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Xhaxhai i Elvis Shkambit kërkon ndryshim të

Xhaxhai i Elvis Shkëmbit, i cili vrau gjyqtarin Astrit Kalaja në sallën e gjykatës, ka kërkuar sot në Gjykatën e Apelit që masa e “arrestit në burg” ndaj tij të zëvendësohet me një masë tjetër.

Gjon Shkambi, i dyshuar si nxitës dhe për të pasur dijeni mbi planet e nipit, deklaron se nuk kishte asnjë dijeni për veprimet e Elvis Shkëmbit. Si argument për ndryshimin e masës, ai ka paraqitur dy kartela mjekësore të bashkëshortes së tij, e cila sipas mbrojtjes është në gjendje të rëndë, dhe të tijën. Ai ka ripërsëritur gjithashtu keqardhjen për krimin e rëndë.

Pas arrestimit, Shkambi ishte lënë në arrest në burg, por ka shmangur rekursin në Gjykatën e Lartë dhe është drejtuar Apelit. Tre kërkesa të mëparshme për ndryshim mase i ishin refuzuar si të pabazuara në ligj dhe prova.

Ndërkohë, autori i vrasjes, Elvis Shkambi, nuk ka depozituar asnjë kundërshtim ndaj masës së arrestit. Në rrëfimin e tij para policisë, ai ka pranuar se krimi ndodhi pas një konflikti pronësor 30-vjeçar dhe në gjaknxehtësi, duke plagosur edhe dy persona të tjerë. Prokuroria dyshon se vrasja ishte e planifikuar, pasi Shkëmbi hyri në sallën e gjykatës së Apelit me armë.

Hetimet janë ende në zhvillim përpara dërgimit të çështjes në gjykim. Kërkesa e Gjon Shkëmbit për ndryshimin e masës pritet të shqyrtohet këtë të martë në orën 09:45. Më herët, qelinë e kishte lënë edhe punonjësi i gjykatës Banush Koxhaj, i dyshuar për shpërdorim detyre, pasi nuk kryeu kontrollin e duhur me detektor, duke mundësuar hyrjen e armatosur të autorit.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme