Kronika 9 October 2025, 10:07 Nga VNA

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Dëshmia e rojes në gjyq: Para se të kalonin palët në skaner, e kam njoftuar kancelaren se nuk ndihesha mirë

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Dëshmia e rojes në gjyq: Para se të

Gjykata e Tiranës ka vendosur që Elvis Shkambi, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe punonjësi i sigurisë Banush Koxhaj të qëndrojnë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 6 tetor në ambientet e gjykatës.

Në dëshminë e tij para trupit gjykues, punonjësi i sigurisë Banush Koxhaj deklaroi se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore në momentin e ngjarjes, duke theksuar se kishte njoftuar kancelaren për gjendjen e tij.

“Kam qenë i sëmurë. Para se të kalonin palët në skaner, e kam njoftuar kancelaren se nuk ndihesha mirë, pasi vuaj nga diabeti. Rreth një orë më pas, më dha leje për t’u larguar, por nuk u zëvendësova,” u shpreh ai.

Seanca ndaj të pandehurve u zhvillua me dyer të mbyllura dhe nën masa të rrepta sigurie, për shkak të natyrës së rëndë të krimit.

Elvis Shkambi akuzohet se brenda sallës së gjyqit vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, si dhe plagosi me armë zjarri dy persona të tjerë, babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj, palë në procesin gjyqësor. Ai përballet me tri akuza të rënda, “Vrasje e funksionarit publik”, “Vrasje në rrethana cilësuese kundër palëve të përfshira në proces, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë”,  “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Ndërkohë, për xhaxhain e tij, Gjon Shkambi, Prokuroria dyshon se ka pasur dijeni për planin e nipit të tij dhe ka luajtur një rol nxitës në përplasjen me palën kundërshtare, me të cilët kishte konflikt për një çështje prone në Shkodër.

Hetimet për ngjarjen tronditëse vijojnë, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë edhe aspektet e sigurisë brenda ambienteve gjyqësore.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme