Kronika 27 October 2025, 10:42 Nga VNA

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Apeli burg për xhaxha e nip. Në qeli mbetet dhe punonjësi i sigurisë së gjykatës

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Apeli burg për xhaxha e nip. Në qeli mbetet

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për Gjon Shkambin, i akuzuar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.

Ai akuzohet si nxitës i nipit të tij Elvis Shkambi në vrasjen e gjyqtarit. Elvis Shkambi, ndryshe nga xhaxhai, nuk e ankimoi vendimin e Gjykatës së Tiranës që e kishte lënë më herët nën masën e arrestit në burg.

Apeli rrëzoi kërkesën e Banush Koxhaj, punonjës i sigurisë në Apel, për një masë më të butë sigurie. Ndaj tij rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.

Njoftimi

Në gjykatën e Apelit, sot u gjykua çështja penale (masë sigurimi) që i përket ngjarjes së ndodhur me datë 06.10.2025, rreth orës15:40, ku në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit tëPërgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejtgjyqtarit, shtetasit A. K dhe shtetasve R. K dhe E. K, atë e bir(pala tjetër në proces). Si pasojë ka humbur jetën gjyqtari A. Kdhe janë plagosur shtetasit R. K dhe E. K.

 

Mbi kërkesën e Prokurorisë, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj:

 

- personit nën hetim me iniciale E. Sh, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes së funksionarëve publikë”, “Vrasjes nërrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur nëtentativë dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëveshpërthyese dhe të municionit”,  parashikuar nga nenet 79/a, 79 germa “ç”, 25, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal.

- personit nën hetim me iniciale Gj. Sh, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kryer nëbashkëpunim, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79 germa “ç”, 25, 22 i Kodit Penal.

-personit nën hetim me iniciale B. K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni248 i Kodit Penal.

 

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Shkallës së Parë tëJuridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 2774 Regj, datë 09.10.2025, ka vendosur: 

 

1. Pranimin e kërkesave të Prokurorisë pranë Gjykatës sëShkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

2. Të vleftësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personitnën hetim E. Sh.

3. Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetimE. Sh, atë të "Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 iKodit të Procedurës Penale.

4. Të vleftësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personitnën hetim Gj. Sh.

5. Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetimGj. Sh, atë të "Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 iKodit të Procedurës Penale.

6. Të vleftësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personitnën hetim B. K.

7. Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetimB. K, atë të "Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 iKodit të Procedurës Penale.

8. Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga personat nën hetim me iniciale Gj. Sh dhe B.K, të cilëtkërkuan ndryshimin e vendimit, caktimin e një mase sigurimi mëtë butë.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 27.10.2025, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupigjykues me Gjyqtar Z. Genti Shala, vendosi:

- Miratimin e vendimit nr .2774 Regj, datë 09.10.2025 tëGjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të PërgjithshëmTiranë

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme