Kronika 26 October 2025, 22:40 Nga VNA

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjon Shkambi në Apel për masën e sigurisë

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjon Shkambi në Apel për masën

21 ditë pas ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, Gjon Shkambi, i akuzuar si bashkëpunëtor i nipit të tij Elvisit në krimin tronditës, kthehet sërish në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë. Ai do të përballet me kolegët e Astrit Kalasë, duke pretenduar për një masë më të lehtë sigurie. Gjon Shkambi kërkon heqjen e masës së arrestit në burg, pasi këmbëngul se nuk ishte në dijeni të veprimeve të nipit të tij, Elvis Shkambi, i cili ekzekutoi gjyqtarin me 3 plumba. Seanca për të do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe nën masa të rrepta sigurie. Astrit Kalaja u ekzekutua në sallën e gjyqit mesditën e 6 tetorit, menjëherë pasi shpalli një vendim civil që lidhej me veprime përmbarimore. Elvis Shkambi akuzohet si autor i vrasjes dhe në rolin e nxitësit xhaxhai i tij, Gjon Shkambi. Në sallën e gjyqit u plagosën edhe babë e bir, Ragip e Ervis Kurtaj, palë kundërshtare në proces me familjen Shkambi. Kjo e fundit prej vitesh përplasej dyerve të drejtësisë për çështjen e pronës në Shkodër.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme