Kronika 19 March 2026, 15:00 Nga VNA

Vrasja e Fatbardh Licit/ GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Safet Bajrit dhe tre të tjerëve

Ndaje në Whatsapp

Vrasja e Fatbardh Licit/ GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Safet Bajrit

Gjykata e Posaçme vendosi këtë të enjte të kalojë për gjykim dosjen penale ndaj Safet Bajrit, i konsideruar si i forti i Dobraçit në Shkodër, Behar Bajrit, Astmer Bilalit dhe Eria Agos, të pandehur për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër.

Avokatët e të pandehurve kërkuan pushimin e çështjes ose kthimin e akteve për plotësim hetimesh, duke argumentuar se më parë prokuroria e Shkodrës kishte pezulluar dosjen për mungesë provash.

Megjithatë, Gjykata e Posaçme vlerësoi se SPAK ka hetuar në mënyrë të plotë dhe të gjithanshme dhe, për këtë arsye, e kaloi dosjen për gjykim.

Ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit rëndojnë akuzat për “Vrasje me paramendim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Sipas SPAK, tre të pandehurit organizuan dhe realizuan vrasjen e Fatbardh Licit, xhaxhait të Ibrahim Licit, kundërshtar i përbetuar i tyre. Hetimet treguan se ata e akuzonin Ibrahim Licin për vrasjen e Boran Bërcanës, ish-efektiv policie, dhe partneres së tij, Silvi Ndoci. Në shenjë hakmarrjeje, ata i vranë xhaxhain.

Ndërkohë, Eria Ago, ish-partnere e Safet Bajrit, akuzohet se iu dha ndihmë autorëve të krimit për t’u larguar nga vendngjarja.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme