Kronika 16 August 2025, 10:36 Nga VNA

Vrasja e Egli Progës/ Prokuroria e Korçës shtyn me 3 muaj hetimet për Denis Meçen

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Egli Progës/ Prokuroria e Korçës shtyn me 3 muaj

Prokuroria e Korcës shtyn edhe me 3 muaj afatet e hetimit për Denis Mecen, i dyshuar për vrasjen e Egli Progës në Pogradec, ngjarje e ndodhur më 10 gusht 2024.

Sipas vendimit të firmosur nga prokurorja e cështjes, afati i hetimeve është zgjatur deri më 11 nëntor 2025 për shkak se ende nuk ka ardhur përgjigja nga një laborator në Itali për analizimin e pamjeve filmike të disa kamerave që mund të zbardhin dinamikën e krimit të rëndë.

Prokuroria vendosi të dërgojë për ekspertizë pamjet jashtë vendit për shkak të dëshmive kontradiktore të personave të përfshirë në ngjarje.

I dyshuari kryesor Denis Meçe deklaroi se Proga u godit në ambjengtet e brendshme të lokalit Stropcka, edhe nga pronari Leonidha Guçe. Ky i fundit e ka mohuar këtë fakt. Ndërsa Andi Shkulaku dëshmitar kryesor i ngjarjes, ka dhënë disa herë dëshmi të ndryshme. Për këtë shkak prokuroria kërkoi ndihmën e ekspertëve italianë për rikthimin e pamjeve filmike të DVR së lokalit dhe analizimin e pamjeve të kamerave të sigurisë së një marketi.

Egli Proga humbi jetën pas goditjeve fill pasi doli nga lokal Stropcka në Pogradec.

Motra e tij hodhi akuza të forta ndaj policisë për manipulimin e ngjarjes. Pas ngjarjes u zhvilluan protesta, ndërsa policia dhe prokuroria u përplasën ashpër me deklerata.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme