Kronika 21 February 2026, 12:05 Nga VNA

Vrasja e Egli Pashollarit, dyshohet për konflikt pas ngacmimit të gruas së autorit

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Egli Pashollarit, dyshohet për konflikt pas ngacmimit të

Policia ka dyshime se Egli Palloshari, ish-gardian i burgut 313 në Tiranë, u godit për vdekje me thikë pasi kishte ngacmuar gruan e autorit të dyshuar, Gazmend Buçpapa.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, pasditen e djeshme rreth orës 15:40, kur Egli Palloshari sapo kishte dalë nga makina kur u përplas me Buçpapën, i cili ishte në shoqërinë e gruas dhe dy personave të tjerë. Mes tyre ka nisur konflikt dhe në një moment Buçpapa e ka goditur me thikë, duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas policisë, gruaja e Buçpapës, që punonte në një market, e kishte informuar bashkëshortin për ngacmimet e vazhdueshme të ish-gardianit, çka dyshohet të jetë bërë shkak për krimin. Policia tha se pas ngjarjes, Buçpapa dhe të tjerët u larguan me makinën e këtij të fundit. Më pas autori i dyshuar ka shkuar në banesën e tij, është ndërruar dhe ka dalë në arrati. Deri në këto momente nuk është arrestuar nga policia.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme