Kronika 6 December 2025, 14:21 Nga VNA

Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla/ Gjykata e Elbasanit lë në burg Nevzat Spahon, vazhdojnë kërkimet për dy të dyshuarit e tjerë

Ndaje në Whatsapp

Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla/ Gjykata e Elbasanit lë në

Gjykata e Elbasanit cakton masën e sigurisë "arrest me burg” për Nevzat Spahon, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla alias Emond Hyka. Prokuroria tha se ka prova për implikimjn e tij në krim ndërsa i dyshuari kundërshtoi cdo gjetje të Prokurorisë.

Një ditë më parë gjykata la në burg Xhino Agon, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Mëhallës Kujtim Pishën, roje i karburantit, i akuzuar për moskallëzim të krimit.

Ndërkohë, në kërkim vijojnë të jenë Marselo Arani, 32 vjeç, nga Elbasani, dhe Armando Kola, 35 vjeç, nga Laçi, të dy të dyshuar si autorë të drejtpërdrejtë të ngjarjes. Arani ishte aktualisht nën masën “arrest në shtëpi” për një tjetër çështje penale, ndërsa më herët është arrestuar edhe për pastrim parash, me sekuestrim pasurie prej 136 mijë eurosh.

Nga hetimet ka rezultuar se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të Xhino Agos, i cili dyshohet ta ketë dhënë me hua për Marselo Aranin.

Pista kryesore e hetimit lidhet me prishjen e pazareve mes dy ortakëve. Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, po vijon veprimet intensive për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme