Kronika 27 September 2025, 17:03 Nga VNA

Vrasja e biznesmenit italian, Eqerem Braçe dhe djemtë e tij japin dëshmi kontradiktore

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e biznesmenit italian, Eqerem Braçe dhe djemtë e tij japin

Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në fshatin Salari të Tepelenës, ka tronditur opinionin mbarë. Ndërkohë që po zbardhen detaje të reja nisur edhe nga hetimi i ngjarjes. 

Burime mediatike bëjnë me dije se lidhur me ngjarjen po merren në pyetje ortaku i biznesit të italianit, shtetasi Eqerem Braçe, si dhe dy djemtë e tij, Gazment Braçe e Daniel Braçe.

Bëhet me dije se këta persona deri tani janë marrë katër herë në pyetje. Një herë nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, një herë nga Prokurori, një herë nga specialistët e krimeve që kanë mbërritur nga Tirana dhe një herë tjetër sërish nga OPGJ.

Në pyetje nuk është marrë personi i katërt i cili qëndron në korridor, emri i të cilit ende nuk dihet.

Arsyeja e marrjes katër herë në pyetje është se të tre personat kanë dhënë dëshmi kontradiktore për ngjarjen. Një herë kanë thënë që e kanë gjetur italianin në rruge të vdekur, një herë kanë thënë se e gjetën të plagosur dhe u vdiq në duar, një herë kanë thënë se ishin me italianin dhe i qëlloi dikush që u zuri rrugën me armë.

Kjo ka nxitur organet e hetimit të ripyesin personat që kanë dhënë dëshmitë, pra Eqrem Braçen me dy fëmijët e tij.

Ndërkaq Eqrem Braçe në momentin e ardhjes në Gjirokastër u paraqit në Spital, pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore për shkak të rënies së sheqerit dhe tronditjes që pretendonte se përjetoi.

Viktima ndodhet në Tiranë, në pritje të autopsisë dhe konfirmohet se plaga që ka marrë është në pjesën e femurit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme