Kronika 7 October 2025, 15:16 Nga VNA

Vrasja e Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, avokatët bojkotojnë punën për dy ditë

Ndaje në Whatsapp

Vrasja e Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, avokatët

Një ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit, Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka vendosur bojkot dyditor të të gjitha proceseve gjyqësore dhe hetimore në vend.
Më 9 dhe 10 tetor, avokatët nuk do të marrin pjesë në asnjë seancë penale, civile apo administrative në të gjitha nivelet e gjykatave.

Sipas vendimit zyrtar, bojkoti është një reagim institucional dhe një thirrje për ndërgjegjësim ndaj rrezikut me të cilin përballen profesionistët e drejtësisë.

Dhoma e Avokatisë i bën apel institucioneve të larta të drejtësisë dhe klasës politike të marrin masa për sigurinë e gjyqtarëve, prokurorëve dhe vetë avokatëve. Qëllimi, thuhet në deklaratë, është mbrojtja e jetës dhe garantimi i ushtrimit të detyrës në kushte të sigurta.

VENDIM/ KOMITETI DREJTUES I DHOMES TE AVOKATISE TE SHQIPERISE

Komiteti Drejtues i Dhomes se Avokatise te Shqiperise, percjell me shume shqetesim ngjarjen lidhur me vrasjen e Gjyqtarit te Gjykates se Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, Z.Astrit KALAJA, si ngjarja me e rende dhe e paprecedent e ndodhur ndonjehere ne sistemin e drejtesise.

Komiteti Drejtues i Dhomes se Avokatise te Shqiperise vendosi njezeri qe te bojkotoj te gjitha proceset hetimore dhe ato gjyqesore, per ceshtjet penale, civile dhe administrative, ne te gjitha nivelet e gjykimit, per datat 9 dhe 10 Tetor 2025.

Ky bojkot eshte nje thirrje per te gjithe opinionin, politiken shqiptare, Keshillin e Larte Gjyqesor, Keshillin e Larte te Prokurorise, Inspektorin e Larte te Drejtesise, si dhe palet ndergjygjese, qe te angazhohen me pergjegjesine maksimale per sigurimin e jetes dhe shendetit, si dhe te veprimtarise dhe aktivitetit te gjyqtareve, prokuroreve, dhe avokateve ne ushtrimin e detyrave te tyre ne realizimin dhe funksionimin e drejtesise.

Ky vendim nuk i shtrin efektet e tij per masat e sigurimit ne procesin penal.

Urdherohen te gjithe kryetaret e Dhomave Vendore te Avokatise per ekzekutimin e ketij vendimi.

KRYETARI Prof. Dr. Maksim HAXHIA

 

Dokumenta bashkëngjitur

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme