Kronika 17 August 2025, 10:02 Nga VNA

Vrasja e 14-vjeçarit në Pirg: 8 persona para gjykatës për masën e sigurisë

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e 14-vjeçarit në Pirg: 8 persona para gjykatës për

Në orën 13:30 do të mbahet në Gjykatën e Korçës seanca për caktimin e masës së sigurisë për 8 personat e përfshirë në vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Pirg.

Autori i dyshuar Enedio Guri, babai i tij Edison Guri, xhaxhai Roland Guri, Flori Çela dhe 4 të mitur do të dalin para gjykatës për të dhënë shpjegimet e tyre lidhur me krimin e rëndë dhe ngjarjet që pasuan. Ndaj 14-vjeçarit rëndon akuza e vrasjes me dashje në dëm të bashkëmoshatarit, ndërsa të tjerët dyshohen për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Nga hetimet rezulton se disa ditë para ngjarjes autori i dyshuar ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës ka xhiruar gomat. Ditën e ngjarjes viktima bashkë me një shok kanë shkuar në fshatin Pirg tek një berber.

Një moment kanë parë autorin duke kaluar me makinë dhe i kanë fishkëllyer me qëllim që ai të ndalej dhe të sqaroheshin.

Ata janë takuar dhe kanë nisur të debatojnë.

Në momentin që ka nxjerrë thikën, viktima ka marrë një karrige nga oborri i lokalit për t’u vetëmbrojtur. Një moment ai është penguar dhe ka rënë dhe në këtë çast autori e ka goditur për vdekje. Pas krimit, babai i tij e ka ndihmuar të fshihet, ndërsa xhaxhai ka fshehur thikën e përdorur në krim.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme