Kronika 15 August 2025, 11:55 Nga VNA

Vrasja e 14-vjecarit, Erald Xhejo nga një bashkëmoshatar, si u tentua të ndihmohet autori dhe të fshihen provat. Dinamika e  plotë dhe profili i të dyshuarit

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e 14-vjecarit, Erald Xhejo nga një bashkëmoshatar, si u tentua

Zbardhet dinamika e vrasjes së 14-vjecarit Erald Xhejo nga një bashkëmoshatar në ambjentet e jashtme të një lokali në fshatin Pirg. Policia arrestoi 8 persona, përshirë babain dhe xhaxhain e autorët të dyshuar të ngjarjes, 4 të mitur dhe 34-vjeçari Flori Çela, të cilët tentuan të fshihnin provat e krimit.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se Erald Xhejo dhe 14-vjecari E. Guri autor i ngjarjes përplaseshin prej një viti për motive banale.

Autori i dyshuar jetonte në fshatin Leminot, ndërsa viktima në fshatin Pirg.

Përplasjet kanë vazhduar deri ditën e djeshme, kur ata janë takuar rastësisht në fshatin Pirg dhe konfliktin mes tyre e kanë nisur me fjalët, përse je në fshatin tim, përse me shikon. të pranishëm kanë qenë dhe miqtë e dy të miturve.

Gjatë debatit, janë përleshur dhe autori i dyshuar e ka goditur me thikë. Ndërsa viktima ka patur vetëm një dorezë. Pasi ka kryer krimin, autori ka tentuar të largohet me makinën e 34-vjeçarit Flori Çela.

Policia ka zbuluar më pas se Edison Guri, babai i 14-vjecarit e ka larguar të birin nga vendngjarja, duke tentuar që ti shmanget policisë, ndërsa xhaxhai i tij Roland Guri ka marrë thikën, e ka larë dhe futur në xhep, me qëllim zhdukjen e provave.

Autori i dyshuar njihej si person problematik që shpesh braktiste orët e mësimit në shkollë, ndërsa në rrjetet sociale pozonte me armë zjarri dhe shkruante mesazhe: “shfaqem kur sta pret mendja”.

Njoftimi i policisë

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe policore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP-Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq dhe në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, në lidhje me ngjarjen e djeshme, në fshatin Pirg, ku u vra me mjet prerës (thikë), një 14-vjeçar, dyshohet nga një bashkëmoshatar i tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, u vunë në pranga:

-shtetasi E. G., 14 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. 14-vjeçari u dëmtua lehtë, gjatë konfliktit. Ai mori asistencën e nevojshme mjekësore dhe la ambientet e spitalit, ditën e djeshme;

-shtetasit E. G., 44 vjeç dhe R. G., 44 vjeç, përkatësisht babai dhe xhaxhai i 14-vjeçarit, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;

-4 të mitur, banues në fshatin Zvirinë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;

-shtetasi F. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme