Kronika 23 October 2025, 11:47 Nga VNA

Vranë babain dhe e groposën te kasollja e bagëtive/ Burgim të përjetshëm për Hysen Metën. Ja sa vite u dënuan dy fëmijët e tjerë dhe nëna e tyre

Ndaje në Whatsapp
Vranë babain dhe e groposën te kasollja e bagëtive/ Burgim

Gjykata e Durrësit ka dënuar me burgim të përjetshëm Hysen Metën, i shpallur fajtor për vrasjen e babait të tij, Pëllumb Meta. Ai do ta vuajë dënimin në një burg me siguri të lartë.

Në të njëjtën çështje, gjykata ka dënuar me 5 vite burg vëllain e tij, Amarildo Meta, ndërsa motra, Hygerta Meta, është dënuar me 8 vite burg, nga 30 vite që kishte kërkuar fillimisht prokuroria. Bashkëshortja e viktimës, Blerina Meta, është dënuar me 3 vite burgim.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 10 shkurt 2024, kur Pëllumb Meta u vra nga anëtarët e familjes së tij. Hetimet zbuluan se krimi ishte i planifikuar me detaje, ndërsa trupi i viktimës u varros në kasollen e bagëtive, duke shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik.

VENDIMI:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Hy.M për kryerjen e veprës penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, të parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Hy.M për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuar nga neni 278/4 i K.Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

3. Pushimin e akuzës për të pandehurin Hy.M për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 dhe 25 i K.Penal.

4. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal, në bashkimim të dënimeve, dënimin e të pandehurit Hy.M me një dënim të vetëm me burgim të përjetshëm.

5. Deklarimin e fajtor të të pandehurës Hyg.M për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetëstë parashikuar nga neni 301 i K.Penal, dhe dënimin e saj me 3 (tre) vjet burgim.

6. Deklarimin fajtore të të pandehurës Hyg.M për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 303 dhe 25 të K.Penal, dhe dënimin e saj me 5 (pesë) vite burgim.

7. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurës Hyg.M me një dënim të vetëm me 8 (tetë) vite burgim.

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 303 dhe 25 të K.Penal, dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.

9. Deklarimin fajtore të të pandehurës B.M për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të parashikuar nga neni 301 i K.Penal dhe dënimin e saj me 3 (tre) vite burgim.

10. Vuajtja e dënimit nga i pandehurit Hy.M të kryhet në një burg të sigurisë së lartë, ndërsa vuajtja e dënimit nga të pandehurit Hyg.M, A.M dhe B.M të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

11. Në aplikim të nenit 190 të K.Pr.Penale, në lidhje me provat materiale, të disponohet sipas pjesës arsyetuese të këtij vendimi.

12. Shpenzimet e kryera në fazën e hetimit paraprak dhe shpenzimet gjyqësore u ngarkohen në mënyrë solidare të pandehurve Hy.M, Hyg.M, A.M dhe B.M.

13. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

U shpall në Durrës, me datë 23.10.2025

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme