Kronika 21 November 2025, 21:27 Nga VNA

Vjosa rritet ndjeshëm në Mifol, alarm edhe në Maliq për çarje të argjinaturës

Ndaje në Whatsapp

Vjosa rritet ndjeshëm në Mifol, alarm edhe në Maliq për

Shirat intensive që kanë përfshirë vendin gjatë ditës së sotme vijojnë të mbajnë në nivele të larta prurjet e lumenjve në qarkun Fier. Ndërsa në Memaliaj raportohet për rënie të nivelit të Vjosës, situata në Urën e Mifolit paraqitet shumë më e rënduar.

Matjet e fundit tregojnë se lumi ka arritur kuotën 8.2 metra, duke shënuar një rritje të konsiderueshme dhe duke rritur rrezikun për përmbytje në zonat e ulëta, tokat bujqësore dhe disa banesa pranë shtratit të lumit. Autoritetet paralajmërojnë se nëse prurjet mbeten në këtë intensitet, situata mund të përkeqësohet më tej.

Ndërkohë, një tjetër vatër rreziku është evidentuar në fshatin Sheqeras, në bashkinë Maliq, ku argjinatura e lumit dytësor që vjen nga Ormani dhe Pojani paraqitet e dëmtuar dhe me mundësi çarje. Kjo ka vënë në alarm autoritetet lokale dhe qarkore.

Grupi i punës po vlerëson situatën dhe po merr masa për forcimin e argjinaturës, me qëllim shmangien e një përmbytjeje të mundshme. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë të qetë, por në gatishmëri, si dhe të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencave. Përpjekjet po vijojnë për të stabilizuar situatën dhe për të parandaluar dëme të mëdha në banesa dhe në tokat bujqësore përreth.

Vjosa rritet ndjeshëm në Mifol, alarm edhe në Maliq për

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme