Kronika 15 January 2026, 15:19 Nga VNA

Hakerimi kompjuterave të SPAK, ja materialet që morën. Kush fshihet pas Agim Ismailit?

Ndaje në Whatsapp

Hakerimi kompjuterave të SPAK, ja materialet që morën. Kush

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, së bashku me dy ish-zyrtarë të tjerë, Arnold Rokaj dhe Zambak Gjoni, pritet të përballen me Gjykatën e Posaçme për akuzën e hakerimit të serverave të SPAK, veprim i kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Në kërkesën për gjykim thuhet se gjatë hakerimit të kompjuterave të dy prokurorëve, anëtarët e këtij grupi kanë arritur të sigurojnë materiale hetimore dhe të dhëna të ndjeshme që lidhen me figura të rëndësishme të politikës dhe krimit të organizuar.

Sipas të dhënave të dosjes, në duart e anëtarëve të grupit, ku bënte pjesë edhe Ismaili, kanë përfunduar informacione për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, ish-ministrin Damian Gjiknuri, biznesmenin Klodian Allajbeu, si dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Po ashtu, rezulton se janë siguruar të dhëna edhe nga dosja hetimore e kreut të organizatës kriminale “Copja”, Franc Copja.

Hetimet tregojnë se Ismaili dhe dy të pandehurit e tjerë, pasi kishin hakeruar kompjuterat e prokurorëve Enkelejda Millonai, Behar Dibra dhe Doloreza Musabelliu, synonin të shtrinin aktivitetin e tyre edhe te prokurorë të tjerë të SPAK.

VNA ka raportuar që në krye të herës për këtë çështje. Në 3 prill të vitit 2025 u raportua se SPAK kishte nisur hetimet për këtë grup te struktuaruar kriminal.

Megjithatë, pavarësisht se Agim Ismaili ndodhet tashmë nën akuzë, mbetet ende e paqartë arsyeja se përse grupi kishte nevojë për të dhënat kompjuterike të prokurorëve të SPAK dhe për përgjime të paligjshme ndaj personave të ndryshëm. Pyetjet kryesore vazhdojnë të qëndrojnë: cili ishte qëllimi përfundimtar dhe kush fshihet realisht pas Agim Ismailit?

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme