Kronika 7 Tetor 2025, 20:21 Nga VNA

Vjedhja e pronave në Lalëz/ SPAK gjen foto dhe video në telefonin e mikut të “Rrumit”! Zbardhet emri i ish-zyrtarit

Ndaje në Whatsapp
Vjedhja e pronave në Lalëz/ SPAK gjen foto dhe video në telefonin

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e vjedhjes së pronave në bregdet, ku në qendër të kësaj afere është Aleksandër Laho, i njohur me emrin “Rrumi”. Konkretisht bëhet fjalë për 18 pasuri kadastrale të sekuestruara ndërkohë nga SPAK, të ndara midis zonës kadastrale të Lalzit dhe fshatit Shetaj të cilat servireshin nga grupi kriminal si toka të përfituara nga ligji 7501.

“Në Shënjestër” transmetuar në NEWS24 ktheu në vëmendjen e shikuesit ngjarjen e 1 nëntorit 2019 tek mbikalimi i Shkozetit, kur makina e prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj u qëllua me breshëri kallashnikovi, ku mbetën të plagosur ish-prokurori Ndoja dhe Rrumi, ndërsa viktimë Andi Maloku shoferi i prokurorit Ndoj.

Miku i ‘Rrumit’, Stiven Mëziu, i cili po udhëtonte nga Durrësi drejt Tiranës, ndodhej pas makinës së prokurorit Ndoj kur ndodhi atentati.  Mëziu iu dha ndihmë të plagosurve duke i trasportuar drejt spitalit automjetin me targa AA343VT. Prokuroria për Krime të Rënda e kohës bllokoi telefonin e Stiven Mëziun, me shpresën se mund të gjenin të dhëna lidhur me autorët e atentatit.

Por, ajo cfarë zbuluan ishte tronditëse.  Në celular gjetën foto dhe video që përmbanin të dhëna për korrupsionin e një zyrtari publik. Ai ishte Irgen Kërçuku zyrtar i Avokaturës së Shtetit. Nga hetimet u zbulua se Aleksandër Laho i njohur si ‘Rrumi’ i kishte dhënë Kërcukut rryshfet që të mos apelonte një vendim që lidhej me një sipërfaqe të madhe toke në bregdet.

Më pas Kërcuku ishte dhunuar dhe lekët i kishte kthyer mbrapsht. Kërcuku, që më vonë u dënua për korrupsion bashkë me ‘Rrumin’, nuk kishte ankimuar një vendim që lidhej me 45 mijë metra katrorë tokë në emër të  Pal Seçunit. Në aparatin e Mëziut u zbuluan po ashtu dhjetra kartela pasurie te familjeve në fshatrat Lalz, Shetaj e më tej. Prokuroria filloi të verifikonte secilin dokument dhe zbuloi se ndodhej përpara një skeme të sofistikuar të tjetërsimit të pronave përmes falsifikimit të dokumentave.

“Nga kqyrja që iu bë volumit 4 të Zonës Kadastrale 2375, Lalëz, Durrës, rezultoi se pasuritë paraqitnin probleme në regjistrimin e tyre, të cilat dhe fletët e regjistrit të volumit nr. 4, ku ishin regjistruar këto pasuri kishin korrigjime në zërin kadastral, që çojnë në dyshimin e arsyeshëm se përmbajtja e fletëve të volumit ku janë regjistruar pasuritë, është e falsifikuar”, thuhet në dosjen hetimore.

SPAK identifikoi pasuri të tjera të cilat paraqitnin të njëjtën problematikë, atë të korrigjimit të zërit kadastral ose që lidheshin me origjinën e njëjtë të pasurive të dyshuara si të falsifikuara. Kjo do të ishte dhe pikënisja e këtij hetimi, që zbuloi skemën e vjedhjes së pronave.

“Nga aktet e procedimit penal nr. 235/1 të vitit 2023, rezulton se persona të ndryshëm kanë përfituar sipërfaqe të mëdha të tokës bujqësore duke përdorur një skemë të organizuar të hartimit të dokumenteve të falsifikuar, falsifikimin e pjesshëm të dokumenteve zyrtarë të pronave, regjistrimin në mënyrë të kundërligjshme të pronave në regjistrat e ish-ZVRPP Durrës dhe më pas ASHK Drejtoria Durrës transferimin e pronësisë te 3 persona të tjerë dhe në fund shitjen e tyre te individë të interesuar për të blerë pronë në zona me interes të lartë investimi”, thonë prokurorët e kësaj cështje.

Teksa hetuesit verifikonin çdo regjistër, përgjimet e Sky Ecc i dhanë mundësinë SPAK të zbardhte mekanizmin e tjetërsimit të pronave në zonat më të lakmuara të bregdetit, si Kepi i Rodonit apo Rëra e Bardhë. Në bisedat e ‘Rrumit’ me anëtarët e grupit të tij kriminal, pjesë e të cilit është edhe vëllai i tij, Vullnet Muça e shoferi Agron Bejdolli, u zbuluan përpjekjet për të identifikuar vendodhjen me qëllim vrasjen e shtetasit Plarent Dervishi alias Lenti, organizimin dhe vrasjen e shtetasit Edmond Koçi i njohur si Mond Çekiçi. Por, paralelisht me planet për të ekzekutuar kundërshtarët, grupi i Rrumit vijon i pashqetësuar punën për tjetërsimin e sipërfaqeve të mëdha të tokave.

“Disa prej këtyre personave kanë siguruar nga arkivat shtetërore, dokumente origjinale të regjistrimit të pronave, dhe kanë realizuar falsifikimin e dokumenteve duke fshirë pjesërisht përmbajtjen e dokumenteve dhe rishkruar në to fakte të rreme për transaksione me pronat; duke falsifikuar pjesërisht ose tërësisht aktet e marrjes së tokës në pronësi; duke hequr fletat e volumit ku janë regjistruar pasuritë dhe zëvendësuar ato me fleta të reja me përmbajtje të falsifikuar, veprime të kryera në bashkëpunim me punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kundrejt përfitimit të parregullt”, thuhet në hetimet e SPAK.

Hetimet zbuluan se dhjetra hektarë tokë ishin regjistruar në ish-hipotekën e Durrësit mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara. Nga hetimi është arritur jo vetëm të dokumentohet falsifikimi i dokumenteve të regjistrimit të pasurive por edhe autorët e falsifikimit të tyre që kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal.

Por si ka funksionuar skema e tjetërsimit të pronave shtetërore në fshatin Shetaj? Dhe si ka mundur Aleksandër Laho të penetrojë në Kadastrën e Durrësit dhe të rekrutojë nga aty zyrtarë të cilët më pas i ka korruptuar, që i kanë shërbyer me devotshmëri në planin e tij grabitqar të pronave?

Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’ bëhet fjalë për mijëra hektarë tokë, se më saktë 18 pasuri kadastrale të sekuestruara ndërkohë nga SPAK. Të ndara midis zonës kadastrale të Lalzit dhe fshatit Shetaj. Të cilat servireshin nga grupi kriminal si toka të përfituara nga ligji 7501.

“Persona të ndryshëm, duke vepruar si grup i strukturuar kriminal, kanë falsifikuar sipërfaqe të mëdha të tokave bujqësore dhe pyjore, duke i regjistruar ato në emër të banorëve të fshatrave Lalëz dhe Shetaj. Duke paraqitur rrethana të rreme sikur këto pasuri ishin përfituar sipas Ligjit nr. 7501. Thënë thjeshtë, anëtarët e grupit kriminal falsifikonin aktet e marrjes së tokës në pronësi sipas ligjit famëkeq 7501 ku sipërfaqja e tokës në AMTP rritej fiktivisht”, thuhet në dosjen hetimore./ Në Shënjestër, BW

Video

Krahu Lindor i Shtëpisë së Bardhë po shembet për t’i hapur rrugë ndërtimit të një salle luksoze ballosh, një projekt me vlerë 250 milionë dollarë i prezantuar nga Presidenti Donald Trump. Megjithëse u premtua se struktura historike nuk do të prekej, punimet kanë nisur me shkatërrimin e pjesës lindore që daton nga viti 1902. Projekti përfshin një sallë prej 25,000 metrash katrorë me dizajn të frymëzuar nga resorti Mar-a-Lago, me llambadarë kristali, kolona të praruara dhe zbukurime ari. Salla do të përdoret për darka shtetërore dhe ngjarje zyrtare, me një kapacitet prej 1,000 personash dhe dritare antiplumb. Ajo pritet të financohet kryesisht nga donatorë privatë, përfshirë kompani të mëdha teknologjike dhe të mbrojtjes. Në një moment simbolik, Donald Trump hapi perdet e arta për të zbuluar vendin e ndërtimit dhe shpalli nisjen zyrtare të shembjes. Ai deklaroi se kjo do të jetë “salla e vallëzimit më e bukur ndonjëherë” dhe përmendi plane për një hark përballë Varrezave të Arlingtonit, nëse mbeten fonde. Dëshira për një sallë të tillë daton që nga viti 2010, kur ai shprehu pakënaqësinë për ambientet ekzistuese të darkave shtetërore në kohën e Presidentit Obama.

Dy shtetas kinezë janë kapur gjatë tentativës për të futur në Shqipëri 62 kilogramë kanabis, të ndarë në dy valixhe. Lënda narkotike ishte nisur nga Tajlanda, me tranzit në Emiratet e Bashkuara, dhe më pas drejtuar Shqipërisë. https://www.vna.al/kronika/tentuan-te-fusnin-61-kg-kanabis-ne-shqiperi-arrestohen-dy-kineze-ne-rina-i15927

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka nisur zyrtarisht dënimin me pesë vjet burg për konspiracion në financimin e paligjshëm të fushatës presidenciale të vitit 2007, duke u bërë ish-udhëheqësi i parë francez që shkon pas hekurave në epokën moderne. 70-vjeçari, u paraqit këtë mëngjes në burgun “La Santé” në jug të Parisit, ku do të qëndrojë në një qeli 9 metra katrorë, e pajisur me tualet, dush, tavolinë pune dhe televizor. Ai do të mbahet në seksionin e izolimit për arsye sigurie, pasi burgu strehon edhe persona të dënuar për trafik droge dhe terrorizëm.

Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara, Kevin Rudd, gjatë një deklarate me gazetarët që mbulonin vizitën e kryeministrit australian Tony Albanese në Uashington. Gjatë konferencës, një gazetar australian e pyeti presidentin amerikan nëse kishte ndonjë shqetësim në lidhje me qeverinë australiane — veçanërisht për shkak të komenteve kritike që Rudd kishte bërë në të kaluarën për të, kohë kur ai shërbente si kryeministër. Trump reagoi menjëherë duke thënë: “As mua nuk më pëlqen, dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë.” Komentet kritike të Rudd ndaj Trump datojnë në vitin 2020, kur ai e kishte cilësuar atë në rrjetet sociale si “presidentin më shkatërrues në histori”. Postimi u fshi më vonë, por duket se nuk është harruar nga presidenti amerikan.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme