Kronika 30 August 2025, 13:42 Nga VNA

Pamje alarmante: Djegia e mbeturinave dëmton Vjosën, një nga lumenjtë më të rrallë të Europës

Ndaje në Whatsapp

Pamje alarmante: Djegia e mbeturinave dëmton Vjosën, një nga

Në redaksinë e VNA ka mbërritur sot në mëngjes një video e realizuar buzë lumit Vjosë, ku shfaqen sasi të mëdha mbeturinash të hedhura përgjatë brigjeve. Një pjesë e tyre po digjen në mënyrë të pakontrolluar, duke shkaktuar një dëm të rëndë mjedisor dhe duke rrezikuar ndotjen e një prej lumenjve më të rrallë dhe më të çmuar të Europës.

Pamjet e sjella dëshmojnë për neglizhencën e autoriteteve dhe mungesën e masave konkrete për mbrojtjen e Vjosës, e cila prej kohësh është konsideruar një pasuri natyrore me rëndësi ndërkombëtare. Aktivistët mjedisorë paralajmërojnë se ndotja dhe djegia e mbetjeve jo vetëm dëmton ekosistemin unik të lumit, por përbën gjithashtu një kërcënim serioz për shëndetin e komuniteteve që jetojnë pranë tij.

Vjosa, e cilësuar si “lumi i fundit i egër në Europë”, duket se po përballet sot me një nga provat më të rënda të mbijetesës së saj.

    

 
 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme