Kronika 8 May 2026, 16:43 Nga VNA

Vetëdorëzohet në polici Kostandin Vogli, i plagosur pas ngjarjes me viktimë Rexhep Ismailin në Qafë Gjashtë

Ndaje në Whatsapp
Vetëdorëzohet në polici Kostandin Vogli, i plagosur pas ngjarjes

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Qafë Gjashtë të Sarandës, ku mbeti i vrarë Rexhep Ismaili.

Sipas informacioneve paraprake, Kostandin Vogli, i cili mbeti i plagosur gjatë konfliktit, është vetëdorëzuar në polici. Ai dyshohet se ishte plagosur nga vetë Rexhep Ismaili, ndërsa ky i fundit u ekzekutua më pas nga Lulzim Tabaku.

Nga hetimet rezulton se në lokalin ku ndodhi përplasja kanë qenë të pranishëm edhe disa persona të tjerë, të cilët po verifikohen nga grupi hetimor për rolin dhe dijeninë që mund të kenë pasur mbi ngjarjen.

Personat e përfshirë që dyshohet se kanë shkuar në lokal janë:

Lulzim Tabaku
Idriz Çela
Eljo Muço
Kostandin Vogli
Marjo Agalliu
Ermal Shkalla
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme