Kronika 10 August 2025, 10:10 Nga VNA

Vetëdorëzohet në Peqin Riza Çela, pjesë e grupit që trafikoi 16 tonë kokainë

Ndaje në Whatsapp
Vetëdorëzohet në Peqin Riza Çela, pjesë e grupit

Vetëdorëzohet në Peqin Riza Çela, një prej katër vëllezërve të akuzuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që u godit nga SPAK pasi trafikoi 16 tonë kokainë. Dy vëllezërit e tjerë, Elvis dhe Albin Çela, u arrestuan më herët, ndërsa Ardian Çela vijon të jetë në kërkim.

Elvis Çela konsiderohet si personazhi kryesor, pasi për vite me radhë ka jetuar në Paraguaj, ku ka krijuar kontakte me bosë të narkotrafikut dhe me Franc Çopjan, kreun e organizatës kriminale “Çopja”.

Elvis Çela ishte zhvendosur në Shqipëri, ku u arrestua për një vrasje të kryer në Itali.

Fadil, alias Julian Balla, presidenti i klubit “Erzeni” dhe pronar i “Ajman Park”, dyshohet për përfshirjen në trafikimin e 11 tonëve kokainë, ku 600 kg u kapën në një banesë në Holandë që konsiderohej si baza e tij.

Ndërkohë, SPAK po heton marrëdhëniet financiare mes katër vëllezërve Çela dhe pronarëve të “Klajdi Park”, pasi kanë pasur shitje-blerje kuotash. Për këtë arsye, Osman Kokoshit i është sekuestruar telefoni celular.

Organizata kriminale u godit nga SPAK pas zbërthimit të aplikacionit “Sky ECC”, ndërsa u sekuestruan pasuri me vlerë miliona euro.

Emrat e të dyshuarve të organizatës kriminal që u godit nga SPAK.

Mes të dyshuarve Fadil alis Jul Balla pronari i Ajman Resort.

SPAK urdhëron kontroll të Klajdi Resort dhe sekuestron celularin e pronarit Osman Kokoshi.

Anëtarët e grupit kriminal

Riza Çela

Ardian Çela

Albin Çela

Elvis Çela

Vëllezër

Fadil alias Jul Balla pronari Ajman Resort

Franc Çopja i arrestuar ne Belgjikë

Petrit Sulejmani alias Lakatos

Mariglen Kamami

Denis Daja

Kujtim Gjyla

Renato Musaka

Vilson Pepa

Dition Pepa detyrim paraqitje

Miklovan Mullai

Gert Çerma

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme