Kronika 27 October 2025, 15:32 Nga VNA

Verifikim "pa afat" për Olsian Çelën do të thotë deri në pafundësi?

Ndaje në Whatsapp
Verifikim "pa afat" për Olsian Çelën do të
Olsi Çela dhe Irena Gjoka

Për pytjen e lidhur me procedurat e verifikimit të gjendjes gjyqësore dhe penale të Magjistrates Irena Gjoka, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, tha se periudha e verifikimit të çështjes së gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka, nuk ka afat.

“Ky proces nuk ka afat. Afatet zgjaten me 3 muaj sa herë është e nevojshme. Ligji na ngarkon të bëjmë verifikim të plotë dhe me pas ja dërgojmë organit i cili ka kërkuar verifikim. Në rastin në fjalë çështja lidhet me kthimin e përgjigjeve ndaj letërporosive, që nuk janë në dorën tonë. Ne kemi kërkuar që të dhënat të jenë të plota në mënyrë që t’i shërbejnë të gjitha organeve. Verifikimi na është kërkuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor", tha Çela. 

Kujtojmë se verifikimi është nisur në Maj të Vitit 2024.  Jemi një vit e gjysëm më pas! Prokurori i Përgjithshëm që ka në përgjegjësi institucionale strukturën përgjegjëse për verifikimin e rasteve që janë ne kushtet e ndalimit te ligjit të Dekriminalizimit, pas një viti e gjysëm fshihet pas afatit "pa afat".

Sipas Prokurorit të Përgjithshëm ai ka vetëm kushtin që të zgjasë nga 3-muaj afatin. E meqë kalendari ka 3-mujorë pafund, "pafundsisht" a quhet "pa afat"?

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme