Politika 31 July 2025, 11:48 Nga VNA

Vendimi i Strasburgut për Thoma Gëllçin, Dumani: Pasojë e moskoordinimit të institucioneve

Ndaje në Whatsapp
Vendimi i Strasburgut për Thoma Gëllçin, Dumani: Pasojë e

Gjatë një takimi me gazetarët këtë të mërkurë, kreu i SPAK, Altin Dumani, komentoi për herë të parë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe çështjen “Gëllçi” të trajtuar në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

I pyetur nëse vendimet e Kushtetueses ndikojnë në punën e SPAK, Dumani tha:
“Ne nuk i diskutojmë vendimet e Kushtetueses. Ne i zbatojmë dhe i respektojmë ato. Do të mirëpresim arsyetimin dhe, në rast se duhet të nxjerrim mësime, do t’i nxjerrim.”

Deklarata e tij vjen pas një vendimi ku Gjykata Kushtetuese, me kërkuese ish-prokuroren Onejda Ymeraj, kufizoi mënyrën se si SPAK mund të sekuestrojë telefonat celularë në procedurat hetimore.

Lidhur me çështjen “Gëllçi” në GjEDNJ, Dumani theksoi se problemi kishte ardhur nga mungesa e koordinimit ndërinstitucional.
“Në rastin Gëllçi ka pasur një mospërputhje mes institucioneve. Avokatura e Shtetit nuk ka kërkuar asnjë informacion nga SPAK gjatë shqyrtimit në Strasburg, duke mos na dhënë mundësi të paraqesim versionin tonë. Ka pasaktësi në vendimin e Gjykatës Europiane – aty thuhet se Gëllçi është vetëdorëzuar, ndërkohë që ai është lokalizuar dhe arrestuar pas vendimit në mungesë. Edhe për afatin e mbylljes së hetimit ka pasaktësi.”

Megjithatë, Dumani nënvizoi se “thelbi i vendimit nuk është cënuar”, duke përfunduar se ka nevojë për “më shumë koordinim mes institucioneve” në raste të ngjashme.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme