Kronika 24 March 2026, 16:15 Nga VNA

Vendimi i Kushtetueses, rrëzohet kërkesa për lirim e Gjon Shkambit, arrestuar për vrasjes së gjyqtarit Kalaja

Ndaje në Whatsapp

Vendimi i Kushtetueses, rrëzohet kërkesa për lirim e Gjon

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Gjon Shkambit, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë dhe burgosjen e tij. Shkambi pretendonte cenim të procesit të rregullt ligjor dhe tejkalim të afateve të arsyeshme të gjykimit, por trupa kushtetuese nuk i gjeti këto pretendime të bazuara.

Kjo çështje mbart një peshë të rëndë publike, pasi Gjon Shkambi është personi që vuri në lëvizje Gjykatën e Apelit për një konflikt prone në Shkodër, i cili kulmoi me vrasjen tronditëse të gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 tetor 2025, rreth orës 15:35, në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Sipas dinamikës së zbardhur nga policia dhe dëshmitarët, Gjon Shkambi ishte personi që po debatonte ashpër me gjyqtarin Kalaja në momentin e shpalljes së vendimit. Raportohet se ai i është drejtuar magjistratit me fjalët: "Po vërtetoj ato që ka thënë e gjithë Shkodra për ty...", vetëm pak sekonda para krimit.

Në këtë moment, nipi i tij, Elvis Shkambi (30 vjeç), i cili po shoqëronte xhaxhain në seancë, nxori armën tip pistoletë dhe qëlloi tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e lënë të vdekur.

Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe palët kundërshtare në proces, babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj.

Gjon Shkambi ka tentuar në vazhdimësi të kërkojë lirinë apo lehtësimin e masës së sigurisë, duke pretenduar se nuk ishte në dijeni të planit të nipit të tij. Megjithatë, prokuroria ka ngritur dyshime se ai ka luajtur rol shtytës, duke marrë parasysh faktin që nipi e shoqëronte si "mbështetje" në një seancë ku pritej humbja e gjyqit për pronën e ish-shkollës së Rezervave në Shkodër.

Me vendimin e fundit të Kushtetueses, Shkambi dështon në tentativën e radhës për të rrëzuar vendimet e gjykatave të rregullta, ndërsa procesi ndaj tij dhe nipit të tij vijon.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme