Kronika 19 October 2025, 16:05 Nga VNA

Vendimi/ Dhoma e Avokatisë bojkoton për 5 ditë seancat gjyqësore, pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami

Ndaje në Whatsapp
Vendimi/ Dhoma e Avokatisë bojkoton për 5 ditë seancat

Avokatët bojkotojnë çdo proces gjyqësor nga data 20 deri më 25 tetor pas arrestimit të kolegut të tyre Ulian Barjami.

Në një deklaratë publike, Dhoma e Avokatisë bën me dije se kanë marrë vendim që nga data 20 deri në datën 25 tetor, do të bojkotojnë të gjitha proceset penale.
Konkretisht, vendimet që u morën:


Bllokimin, nëpërmjet bojkotit të të gjitha proceseve penale, si në hetim dhe në gjykim, në të gjitha shkallët, përfshi edhe proçeset në Gjykatën Kushtetuese, për datat 20 tetor deri në 25 tetor. Përjashtohen nga efektet e këtij vendimi pjesmarrja në cështjet penale me objekt caktimi, ndryshimi, zëvendësimi dhe shuarje të masave të sigurimit.
Mospjesmarrja e avokatëve në proceset penale si në hetim dhe gjykim në datat e mësipërme, është arsye objektive për shtyrjen e proceseve gjyqësore.
Moszbatimi i këtij i këtij vendimi nga avokatet përben shkelje të rëndë disiplinore, si rrjedhoje shërben si baze për fillim të procedimit disiplinor nga Komiteti i Disiplinës, duke u shoqëruar me vendosjen e masave me te renda disiplinore, pezullim deri ne heqjen e liçensës se ushtrimit te profesionit.
Komiteti Drejtues kërkon angazhimin urgjent dhe me përgjegjësi për shqyrtimin e kësaj çështje nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Dhomat Vendore të Avokatisë. 6. Depozitimin e një kopje vendimi, pranë çdo gjykate në të gjitha nivelet.
Depozitimin e një kopje vendimi pranë Inspektorit të Lartë të drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Shtyrjen për një date tjetër te tryezës se rrumbullaket te caktuar paraprakisht me Ministrinë e Drejtësisë ne datën 20 tetor, me objekt “Diskutimi i Projekt Kodit Penal midis grupit të punës dhe Dhomës se Avokatisë të Shqipërisë, organizuar nga Ministria e Drejtësisë

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme