Kronika 1 August 2025, 19:59 Nga VNA

Vëllai i deputetit të PS përballet me drejtësinë për trafikim droge, SPAK çon çështjen në GJKKO

Ndaje në Whatsapp
Vëllai i deputetit të PS përballet me drejtësinë

Armando Ndreca, vëllai i deputetit socialist Eduard Ndreca, është dërguar në Gjykatën e Posaçme pas përfundimit të hetimeve nga SPAK, ku akuzohet për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike, si dhe pjesëmarrje në një grup kriminal të strukturuar.

Hetimet e SPAK zbuluan rolin organizativ të Ndrecës në kultivimin dhe shpërndarjen e 243 kg kanabis në zonën e Lezhës gjatë vitit 2020.

Ndreca u arrestua për herë të parë në 2024, pas zbulimit të një stani të kthyer në serë kanabisi në Lezhë, por u lirua për mungesë provash, ndërkohë që dy persona të tjerë u arrestuan.

Në janar 2025, ai u arrestua sërish gjatë operacionit “Revanshi”, pasi u përfshi në komunikimet e grupit për kultivimin e drogës. Një muaj para arrestimit nga SPAK, Policia e Lezhës e ndaloi për lidhje me një serë kanabisi.

Në dosjen e SPAK, përveç Armando Ndrecës, përfshihen edhe ish-deputeti Arben Ndoka dhe nipi i tij, Samuel Ndoka.

 

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme