Kronika 6 January 2026, 12:54 Nga VNA

“Veliera”, kartolina turistike 10 mln euroshe në Durrës, që kthehet në pishinë pas çdo reshje shiu

Ndaje në Whatsapp

“Veliera”, kartolina turistike 10 mln euroshe në Durrës,

Përmbytjeve në qytetin e Durrësit nuk i ka shpëtuar as “Veliera”, projekti që u ka kushtuar qytetarëve miliona euro nga xhepat e tyre.

Nënkalimi pranë portit është mbushur sërish me ujë, ndërsa në zonë ndodhet një mjet zjarrfikës për të mundësuar largimin e ujërave nga nënkalimi, i cili është bërë i pakalueshëm.

“Veliera”, kartolina turistike 10 mln euroshe në Durrës,

“Kryevepra arkitekturore”, që kushtoi mbi 10 milionë euro, rezulton të mos ketë një sistem funksional kanalizimesh për shkarkimin e ujërave, duke u përmbytur për të disatën herë sa herë reshjet intensifikohen.

Projekti “Veliera” u financua fillimisht në mars të vitit 2016 me një fond prej 4.7 milionë euro. Kontrata u fitua nga bashkimi i kompanive “Everest” dhe “Fusha”, të cilat nisën punimet. Megjithatë, punimet e mëvonshme e çuan koston totale të projektit në rreth 10 milionë euro.

Gjatë inaugurimit, kryeministri Edi Rama e cilësoi Velierën si një kryevepër arkitektonike, që do t’u shërbente këmbësorëve dhe vizitorëve, duke e konsideruar atë si një kartolinë turistike për qytetin e Durrësit.

“Një kryevepër arkitektonike, e cila krijon një hapësirë të re publike për këmbësorët e qytetit, vizitorët dhe turistët gjithnjë e më të shumtë, si edhe një tjetër kartolinë të Shqipërisë së Rilindur Turistike”, theksonte Rama.

Ndërsa sot, kjo “kryevepër” duket se është shndërruar në një ujëmbledhës sa herë bie shi, duke bllokuar lëvizjen e qytetarëve dhe duke u kthyer në një kartolinë qesharake prej 10 milionë eurosh për turistët që vizitojnë Durrësin.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme