Kronika 24 March 2026, 15:30 Nga VNA

GJKKO pranon ish-deputetin e PS-së si avokat të Veliajt. SPAK: Ka papajtueshmëri, Ndreca u pyet gjatë hetimeve

Ndaje në Whatsapp

GJKKO pranon ish-deputetin e PS-së si avokat të Veliajt. SPAK: Ka

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur si avokat ish-deputetin e PS-së Plarent Ndreca, i cili njëherazi është i pandehur dhe po gjykohet në GJKKO.

Por prokurori i posaçëm Altin Dumani i kujtoi gjykatës se Ndreca është marrë në pyetje për çështjen Veliaj.

“Në lidhje me të pandehurin Erion Veliaj ka marrë dijeni për seancën dhe ka kërkuar të përfaqësohet nga avokati i tij Plarent Ndreca. Ky avokat është pyetur në kuadër të këtij procedimi penal dhe mund të jemi në kushtet e papajtueshmërisë së mbrojtësit, duke qenë se ai është pyetur gjatë fazës së hetimit paraprak”, tha Dumani.

“Ja lëmë në çmim gjykatës, por duam të shmangim kushte papajtueshmërie në të ardhmen”, theksoi më tej ai.

Por Gjykata e Posaçme vendosi që Plarent Ndrecën ta legjitimojë si avokat të Erion Veliajt.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme