Kronika 3 April 2026, 14:11 Nga VNA

Veliaj sfidon emërimin e Ols Dados në gjykatë, presidenca: në arkivë vetëm propozimi i prokurorit të përgjithshëm

Ndaje në Whatsapp

Veliaj sfidon emërimin e Ols Dados në gjykatë, presidenca:

Në Gjykatë Administrative vijon seanca paraprake për shqyrtimin e kërkesë padisë së Erion Veliajt kundër prokurorit të Posaçëm Ols Dado, prokurorit që e hetoi dhe ngriti 13 akuza penale mbi supe.

Veliaj pretendon se Dado është emëruar prokuror në kundërshtim me ligjin dhe kërkon që dekreti i presidentit të shfuqizohet.

Ja qëndrimi i përfaqësueses së Presidencës:

Bërdëllima: Nga z. Bamir Topi janë ushtruar të drejtat kushtetuese.

Ne kemi një propozim nga Prokurori i Përgjithshëm, një shkresë shoqëruese dhe më pas del me dekret Presidenca.

Ne nuk e kemi të qartë nëse kjo është praktikë e plotë. A ka akte që mund t’i ketë prokuroria e përgjithshme që ne nuk i kemi.

Ne nuk e dimë si është mbërritur deri në këtë akt.

Ne e lëmë këtë çështje në vlerësimin tuaj.

Nuk merret Presidenti me procesin e vlerësimit të kritereve.

Nga arkiva e Presidencës rezulton se kemi vetëm propozimin e prok përgj dhe një shkresë shoqëruese.

Veliaj: Ju po më thoni që në këtë emërim nuk ka asnjë gjë veç një letre?

Bërdëllima: Ne në arkivë nuk kemi një relacion të arsyetuar.

Veliaj: Nëse ka thënë të emërojnë prokuror Gomarin e Babatasit, ju do nxirrnit dekret?

(Ndërhyn gjyqtari Hazbi Balliu: Jo këto terma).

Veliaj: E kam folklorike, ok. Aqif Kapertoni.

Ju do ta dekretonit Gomarin e Babatasit, pa asnjë relacion shoqërues?

Bërdëllima: Po pyesni për 2026 apo 2008.

Sot jo. Nuk e di se si veprohej atëherë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme