Kronika 7 February 2026, 12:05 Nga VNA

Vdes pas operacionit për ngushtim stomaku në Tiranë, nën hetim kirurgu dhe dietologia italiane

Ndaje në Whatsapp
Vdes pas operacionit për ngushtim stomaku në Tiranë, nën

Biznesmeni italian Massimo Ferro, 54 vjeç, nga Camposampiero, humbi jetën në Shqipëri pas një operacioni për ngushtim stomaku, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur hetimet për rastin.

Ferro kishte vendosur t’i jepte fund obezitetit pas vitesh dietash të pasuksesshme dhe iu drejtua një klinike private në Milano, e cila i premtoi një zgjidhje afatgjatë. Ndërhyrja kirurgjikale u krye në Tiranë më 18 dhjetor, por më 22 dhjetor ai ndërroi jetë.

Për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, prokurori i Padovës, Andrea Girlando, ka regjistruar si të dyshuar kirurgun Andrea Formiga dhe dietologen Alessandra Freda, të dy nga Lombardia. Autopsia mbi trupin e Massimo Ferro pritet të kryhet të hënën në Padova nga mjeku ligjor Antonello Cirnelli.

Sipas medias italiane Corriere, kontakti i parë mes Ferro-s dhe kirurgut kishte ndodhur në dhjetor përmes WhatsApp-it, ku pacientit iu dhanë informacione për ndërhyrjen, kostot dhe organizimin logjistik. Operacioni kushtonte 4.400 euro, shumë më pak se rreth 15 mijë euro që kërkoheshin në Itali.

Gjatë vizitës së 6 dhjetorit 2025, ku Ferro u paraqit me djalin e tij të madh, kirurgu e siguroi për përdorimin e teknikës laparoskopike dhe një rikuperim të shpejtë. Pavarësisht se ai vuante nga diabeti i tipit II dhe peshonte 108 kilogramë, operacioni u programua për më 18 dhjetor në Tiranë. Analizat që nuk u kryen në Itali u shtynë për t’u realizuar një ditë para ndërhyrjes, në Shqipëri.

Sipas kallëzimit të familjes, të përfaqësuar nga avokatët Stefano Squarise dhe Jenny Lopresti, nuk janë respektuar procedurat e parashikuara nga udhëzimet italiane dhe ndërkombëtare për kirurgjinë e obezitetit. Sipas tyre, nuk pati program paraprak dietetik, vlerësim multidisiplinar apo përgatitje specifike para operacionit. E vetmja këshillë ishte që pacienti të qëndronte esëll që nga mbrëmja para ndërhyrjes.

Massimo Ferro mbërriti në Tiranë më 17 dhjetor i shoqëruar nga bashkëshortja. Pas operacionit, ai kontaktoi familjarët duke i siguruar se ndërhyrja kishte shkuar mirë. Megjithatë, ditët në vijim gjendja e tij u përkeqësua. Ai u bë gjithnjë e më i përgjumur dhe pa reagime, ndërsa niveli i glicemisë mbeti i lartë. Më 20 dhjetor iu shfaq temperaturë deri në 38 gradë.

Më 21 dhjetor, me temperaturë 39 gradë dhe vështirësi të rënda në frymëmarrje, ai u dërgua në urgjencën e QSUT “Nënë Tereza” në Tiranë. Sipas kallëzimit, antibiotiku iu dha vetëm në mbrëmje, përpara se të rikthehej në klinikën private. Gjatë natës gjendja e tij u përkeqësua më tej.

Në mëngjesin e 22 dhjetorit, Ferro pësoi arrest kardiak brenda klinikës. Ai u reanimua dhe u transportua me ambulancë në repartin e reanimacionit të spitalit publik. Mjekët deklaruan pasdite se gjendja ishte stabilizuar, por në mbrëmje bashkëshortja u njoftua me urgjencë se ai kishte ndërruar jetë prej disa orësh.

Familjarët thonë se deri më tani nuk kanë marrë një shpjegim të qartë për shkakun e vdekjes. “Duam vetëm të dimë pse Massimo nuk u kthye në shtëpi”, kanë shkruar bashkëshortja Romina dhe fëmijët e tij.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme