Kronika 9 Gusht 2025, 22:12 Nga VNA

Vdekja minatorit/ Gjykata e Dibrës liron të arrestuarit pas aksidentit fatal në minierën e Bulqizës

Ndaje në Whatsapp
Vdekja minatorit/ Gjykata e Dibrës liron të arrestuarit pas aksidentit

 

Katër nga pesë punonjësit e “GERTI Sh.p.k.” të arrestuar pas vdekjes së minatorit Fari Veliu do të hetohen në gjendje të lirë ose në “arrest shtëpie”, ndërsa autoritetet për sigurinë në miniera përballen me kritika për mosndëshkimin e përsëritur të përgjegjësve.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër vendosi këtë të shtunë lirimin e katër prej pesë punonjësve të stafit teknik të kompanisë minerare “GERTI Sh.p.k.”, të arrestuar pas aksidentit tragjik që i mori jetën minatorit 66-vjeçar, Fari Veliu. Njëri prej të shoqëruarve pas aksidentit, Nj. P., me detyrë armator ishte lënë i lirë një ditë pas njoftimit nga Policia e Dibrës.

Prokuroria kërkoi që arrestimet në flagrancë të këtyre personave të vlerësoheshin si të ligjshme dhe që për një pjesë të tyre, hetimet të vijonin në gjendje të lirë, ndërsa për të tjerët të caktohej masa e sigurimit “arrest në shtëpi”. Këto kërkesa u pranuan në tërësi nga gjyqtarja, Flutura Çuko.

Sipas vendimit, personat me iniciale F. T., 61 vjeç, dhe B. Ç., 68 vjeç, do të hetohen në gjendje të lirë, ndërsa për E. K., 35 vjeç, dhe E. Xh., 51 vjeç, u caktua masa e sigurimit “arrest në shtëpi”.

Policia e Dibrës kishte njoftuar të enjten arrestimin e pesë punonjësve, të cilët akuzohen për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” me pasojë vdekjen, pas rënies së një masivi shkëmbor brenda galerisë ku punonte viktima. Ngjarja ndodhi në një galeri në pronësi të “GERTI Sh.p.k.”, kompani e administruar nga biznesmeni Jeton Dani, i njohur për aktivitetin në sektorin minerar dhe lidhjet politike me Partinë Socialiste.

Burime nga Inspektorati i Punës i thanë BIRN se kjo nuk është hera e parë që në këtë subjekt ndodhin aksidente në punë. Në vitet 2023 dhe 2024 janë regjistruar dy ngjarje me plagosje të punëtorëve – një me thyerje të këmbës dhe tjetri me thyerje të legenit. Megjithatë, inspektorati nuk ka kompetencë të hyjë në galeri, kontrolli aty kryhet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Ky është aksidenti i tretë me pasoja fatale në zonën e Bulqizës dhe Klosit gjatë këtij viti.

BIRN ka gjetur se arrestime të ngjashme, pas aksidenteve të rënda në minierat e Bulqizës, kanë qenë kryesisht simbolike dhe të arrestuarit nuk janë mbajtur përgjegjës. Ky cikël arrestimesh simbolike, pa pasoja reale për përgjegjësit, është kthyer në një praktikë të përsëritur për aksidentet në sektorin minerar, që nuk ka sjellë përmirësim të kushteve dhe sigurisë në punë, dhe as drejtësi për viktimat.

Fari Veliu ishte një prej minatorëve të vjetër në qytetin e Bulqizës, i cili – pavarësisht moshës së pensionit – ishte rikthyer në galeri për shkak të pamundësisë ekonomike për të përballuar jetesën vetëm me pension. Shokë të punës së tij tregojnë për BIRN se ai kishte dekada përvojë në nëntokë.

 

Reporter.al 

Video

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme