Kronika 14 September 2025, 16:56 Nga VNA

Vdekja e turistes Gannon gjatë zhytjes, dërgohet për gjykim Saimir Kushova. Norvegjia: Ndodhet në burg në Bergen, do vuajë 15 vjet për trafik droge

Ndaje në Whatsapp
Vdekja e turistes Gannon gjatë zhytjes, dërgohet për gjykim

Tri vite pasi turistja britanike Rebecca Gannon humbi jetën teksa zhytej në gjirin e Sarandës me ekspeditën private “Saranda Diving Center”, Gjykata e Sarandës vendosi të kalojë për gjykim dosjen penale ndaj zhytësit profesionist Saimir Kushova. Ndaj Kushovës është ngritur akuza e “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” që sollën për pasojë vdekjen e turistes 29-vjeçare. Sipas prokurorisë ka rezultuar se operatori turistik, nuk ka përmbushur detyrimet e përcaktuara në vendimin e aktiviteteve turistike detare, që lidhen me procesin e mbikëqyrjes së aktivitetit të zhytjes që nga pajisjet, të cilat duhet të verifikoheshin nga një person kompetent, në rastin konkret nuk ka ndodhur. Është konstatuar mungesa e pranisë fizike të stafit të qendrës së zhytjes e cila do të vëzhgonte sjelljen personale të çdo zhytësi dhe parandalimin ose korrigjimin e problemeve kur ato ndodhin. Mospërmbushja e këtyre detyrimeve ka sjellë për pasojë vdekjen e Gannon, e cila referuar akt-ekspertizës mjekoligjore rezulton se shkaku i vdekjes së saj ka qenë asfiksia mekanike, si pasojë e zënies së rrugëve të frymëmarrjes nga uji. Më herët, gjykata e kishte kthyer mbrapsht dosjen në prokurori, me argumentin se hetimet ishin të paplota. Kushova do të gjykohet në mungesë, pasi është duke vuajtur një dënim me 15 vite burg në Norvegji për trafik droge.

Dëshmia e babait të Rebeccës

George Gannon, babai i Rebecca Gannon bashkë me gruan e tij ka lënë Britaninë e Madhe dhe është zhvendosur në Sarandë për të ndjekur nga afër procesin kundër Saimir Kushovës, që e konsiderojnë përgjegjës për humbjen e jetës së vajzës së tyre.

Ja çfarë deklaron ai për hetuesit: “…unë kam rreth dy vjet e gjysmë që ndodhem këtu, që kur ndërroi jetë vajza… I pandehuri nuk i kishte veshjet e duhura të zhytjes. Një ditë më parë, moti nuk ishte i mirë dhe ditën tjetër, shikueshmëria ishte përsëri shumë e ulët, 30%… Kanë qenë 18 veta që do të zhyteshin dhe vetëm dy instruktor… Vajza ime u zhyt së bashku me partnerin e saj, i cili pati probleme dhe doli… Ajo ka dalë mbi ujë, kërkoi ndihmë, e panë dhe personi që i shkoi për ndihmë, nuk kishte veshjen e duhur. U deshën rreth 25 minuta që të vishej e të zhytej përsëri personi… Vajza e ka shtypur butonin e jelekut të sigurisë, por ai nuk ka punuar…”.

Procesi në mungesë të Kushovës

Saimir Kushova rezulton se ndodhet në burgun e Bergen në Norvegji, duke vuajtur një dënim prej 15 vitesh burg. Kjo rezulton sipas të dhënave që Interpol Oslo i ka vënë në dispozicion autoriteteve shqiptare. Sipas letërporosisë rezulton se është dënuar nga gjykata e Hordaland, si pjesë e një grupi kriminal të organizuar. Ky grup në mënyrë ilegale ka importuar dhe është kujdesur për lëndën narkotike, në sasi të mëdha.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme