Kronika 6 Tetor 2025, 15:07 Nga VNA

Arrest shtëpie për mjekun Roland Xhaxho, vajzën e tij dhe një stomatologe pas vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu

Ndaje në Whatsapp
Arrest shtëpie për mjekun Roland Xhaxho, vajzën e tij dhe

Prokuroria e Tiranës reagon lidhur me zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së Brian Spahiu dhe akuzat e ngritura ndaj mjekëve.

Njoftimi i plotë:

I mituri ndërroi jetë pas një ndërhyrje dentare, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për 5 persona për ‘Vrasje nga pakujdesia’, ‘Mashtrim në bashkëpunim’ e ‘Shpërdorim detyre’. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit tëPërgjithshëm, Tiranë, ka dhënë masa sigurie për pesë persona për veprat penale ‘Vrasja nga pakujdesia’, ‘Mashtrim nëbashkëpunim’ e ‘Shpërdorim detyre’, në kuadër të hetimeve mbi rastin e vdekjes së një të mituri, 3-vjeçar pas një ndërhyrje dentare në një klinikë në kryeqytet. Prokuroria në vijim të hetimeve të nisura mbi procedimin penal nr.6477, datë 05.10.2023, ka marë si persona në hetim shtetasit:

1 - R. Xh.,  për kryerjen e veprës penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i K.Penal si dhe për veprën penale të parashikuar nga neni 180/a i Kodit Penal;

Mbi bazën e kërkesës së prokurorit, gjykata ka vendosur për këtë person, masën e sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale.

2 - I.Xh., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i K.Penal dhe “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal;

3- M. G., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i K.Penal dhe “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal;

Nga ana e prokurorit për personat nën hetim I.Xh dhe M.G u kërkua masa e sigurimit ‘Arrest në burg’, gjykata vendosi masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’ parashikuar nga neni 237 i Kodit tëProcedurës Penale.

4 - E.S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i K.Penal; dhe

5 - E. A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i K.Penal.

Mbi bazën e kërkesës së prokurorit, gjykata ka vendosur për këta persona, masën e sigurimit ‘Pezullimit të ushtrimit të njëdetyre a shërbimi publik’ parashikuar nga neni 242 i Kodit tëProcedurës Penale.

Në vijim të hetimeve që lidhen me ngjarjen e datës 28.09.2023, kur i miturit B.S, i moshës 3 vjeç, i është nënshtruar një ndërhyrje dentare në 14 dhëmbë tek Klinika “Splendent”drejtuar nga mjekët R.Xh dhe I. Xh. I mituri pas ndërhyrjes kthehet në shtëpi dhe brenda pak orësh dërgohet në gjendje të rëndë shëndetësore (koma dhe insuficencë respiratore akute), në Spitalin e Pediatrisë në Qëndrën Spitalore “Nënë Tereza”, Tiranë, ku dhe më pas në datën 01.10.2023, ka ndërruar jetë.

Për shkak të mangësive dhe konkluzionit të paargumentuar në aktin e ekspertimit mjekoligjor të kryer nga ekspertët e I.M.L.-së, nga ana e prokurorit të çështjes Alma Felaj, për një hetim tëplotë, të gjithanshëm e objektiv të çështjes penale, në datën 10.12.2023, u vendos kryerja e riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë multidisiplinar me grup ekspertësh. Për këtë qëllim, u kërkua ndihmë juridike autoriteteve italiane të drejtësisë, duke kërkuar kryerjen e riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë multidisiplinar me grup ekspertësh në shtetin italian.

Sipas aktit të riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë, nga ana e grupit ekspertëve italianë u arrit në konkluzionin se:

Shoku septik i rëndë, që solli më pas insufiçencën progresive shumëorganore, është shkaku kryesor  i vdekjes të pacientit të mitur B.S. Grupi i ekspertëve arriti në përfundimin se gjatë ndërhyrjes dentare dhe procedurës së anestezisë, nga ana e anestezistit dhe stomatologeve që kanë trajtuar të miturin, janë konstatuar shkelje të rënda të protokolleve mjekësore ndërkombëtare dhe praktikave më të mira mjekësore, të cilat kanë një lidhje shkakësore të drejtpërdrejtë me vdekjen e tij. Këto shkelje kanë konstatuar në:

- moszbatimin, moskryerjen e kontrolleve dhe verifikimeve të nevojshme për identifikimin e saktë të gjendjes klinike para operacionit të pacientit; mosformulimin në mënyrë adekuate të diagnozës para operacionit dhe mostrajtimin e duhur profilaktik para operacionit dhe në vazhdim. I mituri iu nënshtrua një procedure kirurgjikale pa u vizituar në mënyrë adekuate, pa një diagnozë të saktë, pa një indikacion të arsyetuar, pa specifikuar alternativat dhe pa kryer testet e nevojshme dhe të detyrueshme për gjendjen klinike të pacientit;  

- ndërhyrje e kryer, e cila ishte më e gjerë se sa lejohej për një fëmijë të moshës 3 vjeç dhe induksioni i anestezisë së përgjithshme për një periudhë prej rreth 5 orë, për të trajtuar njëkohësisht shumë dhëmbë, mes të cilëve disa me infeksion të pulpës me rreziqet që lidhen me anestezinë e përgjithshme dhe kontrollin e vështirë të infeksioneve postoperative, evidenton përgjegjësinë për trajtim të tepërt

- nxjerrjen plotësisht e papërshtatshme nga spitali i të miturit, duke mos marrë parasysh gjithashtu rreziqet që lidhen me anestezinë dhe patologjitë nga të cilat vuante fëmija, e sidomos arsyet për një kohë të zgjatur zgjimi, pas ndërhyrjes si dhe shenja të tjera klinike.

Grupi i ekspertëve italianë ka konstatuar shkelje të rënda të protokolleve mjekësore në kryerjen e autopsisë dhe ekspertizës mjekoligjore, nga ana e ekspertëve të I.M.L.-së, shtetasit E.S dhe E. A.

Gjithashtu grupi i ekspertëve italiane ka konstatuar shkelje të protokolleve mjekësore nga ana e mjekëve reanimatorë të Pediatrisë, të cilët kanë trajtuar të miturin B.S.

Nisur nga ky fakt, nga ana e organit të akuzës janë marrë si persona nën hetim , shtetasit V. H dhe D. S, me detyrë mjekë në terapinë intensive pranë Pediatrisë në QSUT, të dyshuar për kryerjen e veprës penale "Neglizhenca ne trajtimin mjekësor " të parashikuar nga neni 96/1 i Kodit Penal.

 

 

Video

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Glauk Olldashi: Kujdes me ata që përzgjidhni për të folur në Foltore. Disa prej tyre kanë qenë tapë!

Nga Brukseli, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri me dije se vendi i tij nuk do t’i bashkohet nismës amerikane "Bordi i Paqes", pasi “është jashtë kornizës së OKB-së dhe nuk ka përfshirë Palestinën”. Videocredits: DW

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme