Kronika 24 April 2026, 16:14 Nga VNA

Valë aksidentesh brenda pak ditësh: viktima dhe të plagosur që nxjerrin zbuluar sigurinë në rrugë

Ndaje në Whatsapp

Valë aksidentesh brenda pak ditësh: viktima dhe të plagosur

Një seri aksidentesh rrugore të ndodhura në orët e fundit në disa qytete të vendit ka sjellë pasoja të rënda, me viktima dhe të plagosur, duke rikthyer në vëmendje problematikën e sigurisë në rrugë.

Në Tirana, një aksident i rëndë u regjistrua pak minuta më parë në rrugën “Ibrahim Rugova”, pranë zonës së njohur si Libri Universitar. Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Benz”, me ngjyrë të bardhë, ka hipur mbi trotuar, duke plagosur një kalimtare dhe duke shkaktuar panik te banorët përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ndërsa drejtuesi i mjetit është identifikuar dhe po merret në pyetje për rrethanat e ngjarjes.

Po në Tirana, një tjetër aksident me pasojë vdekjen u shënua paraditen e sotme në zonën e Kombinatit. Një 61-vjeçar, me inicialet Y.D., humbi jetën pasi motoçikleta që ai drejtonte u përplas me një kamion. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Një ditë më parë u raportua aksident edhe në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës. Një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet që drejtohej nga një 39-vjeçar. Ky i fundit është shoqëruar nga policia.

Gjithashtu para 4 ditë më parë, një aksident me pasoja fatale është regjistruar në Kukës, në aksin rrugor Bicaj–Kukës. Sipas policisë, një 56-vjeçar ka përplasur një këmbësor 64-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat.

Gjithashtu në 18 prill një tjetër aksident me pasojë vdekjen është shënuar edhe në aksin Milot–Rrëshen, pranë qytetit të Burrelt. Një këmbësor rreth 70 vjeç ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Këto aksidente të njëpasnjëshme tregojnë se siguria e qytetarit në rrugë është e brishtë dhe një pasqyrë e një problemi që kërkon zgjidhje prej kohësh. Ndërkohë, institucionet duket se reagojnë më shumë pas tragjedive sesa para tyre, dhe viktimat mos t’i kthejnë vetëm në statistika në deklaratat politike. Siguria shpesh përmendet si arritje, por që në rrugë qytetarët e paguajnë çdo ditë me frikë dhe, në rastet më të rënda, me jetën e tyre.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme