Kronika 14 December 2025, 11:04 Nga VNA

Ushtronin aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve në Elbasan, 16 persona në pranga, 9 prej tyre të huaj

Ndaje në Whatsapp

Ushtronin aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve

Të paktën 16 persona përfunduan në pranga, 9 të tjerë u shpallën në kërkim, ndërsa dy kompani u proceduan penalisht, pasi dyshohet se ushtronin aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit, duke shkaktuar ndotje të mjedisit.

9 prej të arrestuarve janë shtetas të huaj, të cilët kanë role drejtuese, teknike dhe punonjës. Ndërsa në kërkim janë aksionerët e komoanive. “Nga hetimet intensive, si dhe inspektimet e kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ka rezultuar se dy subjekte tregtare, të cilat ushtronin aktivitet në zonën e ish-Metalurgjikut, Bradashesh, Elbasan, kanë shkelur legjislacionin mjedisor, duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën, si dhe duke mos respektuar rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe përpunimin e mbetjeve të baterive”, njoftoi policia. Për shkeljet e konstatuara lidhur me menaxhimin e integruar të mbetjeve, gjatë inspektimeve u vendosën gjoba dhe u pezulluan aktivitetet e të dy subjekteve deri në përmbushjen e kërkesave ligjore.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Metalurgjiku", u arrestuan shtetasit:

Juncheol Chung – shtetas korean

Prakash Kadel – shtetas nepalez

Rahul Pal, shtetas indian

Styend Pal, shtetas indian

 Munna Singh, shtetas indian

Rajesh Yadav, shtetas indian

 Aaditiya Raj, shtetas indian

 Rahul Pal, shtetas indian

Dheeraj Kumar, shtetas indian

Shtetas shqiptarë:

Jakup Karaj

Ismail Dybeli

Dorjan Xhufka

Elton Bejkolli

 Besnik Abdiaj

 Elton Beqi

Eglis Flaga

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme