Kronika 26 September 2025, 15:28 Nga VNA

Urdhëroi vrasjen e Klevis Lleshit për gjakmarrje, Aurel Hoxha i përfshirë në trafik kokaine dhe pastrim parash

Ndaje në Whatsapp
Urdhëroi vrasjen e Klevis Lleshit për gjakmarrje, Aurel Hoxha i

Aurel Hoxha, alias Kolaveri, pronar i lokalit "Monopol", i cili dyshohet se urdhëroi vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020 kundrejt një shume prej 50 mijë eurosh për motive gjakmarrjeje, rezulton të jetë i përfshirë në trafik kokaine nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian, si dhe në një skemë pastrimi parash.

“Nga provat e administruara, rezulton se shtetasi Aurel Hoxha, në rolin e krijuesit, drejtuesit dhe organizatorit, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, me synimin për kryerjen e veprimtarisë së kundërligjshme të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, ku pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal janë shtetasi Samet Loka dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar. Të ardhurat e kundërligjshme dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti i kundërligjshëm i trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Nga ky aktivitet i paligjshëm, dyshohet se janë krijuar të ardhura monetare, të cilat kanë shërbyer për investime në aktivitete tregtare, pasuri të paluajtshme dhe pasuri të luajtshme, këmbimin apo transferimin e pasurive, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, kryerjen e veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave”, thuhet në njoftim.

Vrasja e Klevis Lleshit u zbardh pas zbërthimit të aplikacionit të koduar dhe dyshohet se Sabah Nuzi e kreu krimin kundrejt një pagese prej 50 mijë eurosh.

Prokuroria e Posaçme thotë se Aurel Hoxha, pronar i lokalit "Monopol", veproi në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij, Agim Hoxha, në Britaninë e Madhe në vitin 2012. Në familjen Lleshi janë vrarë pesë pjesëtarë, përfshirë edhe Arben Lleshin brenda në burgun e Peqinit, i cili ishte autori i vrasjes së Agim Hoxhës.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme