Kronika 27 September 2025, 08:21 Nga VNA

U qëllua për vdekje në Tepelenë, italiani ishte pronar i një fabrike tullash në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
U qëllua për vdekje në Tepelenë, italiani ishte pronar i

Kanë dalë detaje të reja nga vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, i cili u ekzekutua me armë zjarri në fshatin Salari të Tepelenës, në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Mësohet se 44-vjeçari, i cili jetonte prej dy dekadash në Tiranë dhe ishte pronar i një fabrike tullash në kryeqytet, ndodhej në zonë për gjah, bashkë me disa persona të tjerë.

Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar ka dalë në mes të rrugës në një zonë të pyllëzuar dhe ka qëlluar në drejtim të mjetit ku ndodhej viktima, duke krijuar dyshime se bëhet fjalë për një pritë të organizuar.

Pas të shtënave, shoferi i automjetit ka vijuar rrugën me shpejtësi për të shpëtuar nga sulmi. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Dilan”, rreth orës 00:30.

Policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje, ndërkohë që një shtetas me inicialet G. B. është shpallur në kërkim si i dyshuar kryesor për ekzekutimin. Hetimet janë përqendruar në pistën e një konflikti të mundshëm personal apo ekonomik.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme