Kronika 26 April 2026, 15:22 Nga VNA

U vra në makinë me gruan, zbardhet e kaluara e Kreshnik Mujecit: në 2017 ishte arrestuar si i dyshuar për vrasje

Ndaje në Whatsapp
U vra në makinë me gruan, zbardhet e kaluara e Kreshnik Mujecit:

Zbardhet e kaluara e viktimës Kreshnik Mujeci. Ai ishte arrestuar në vitin 2017 bashkë me vëllain e tij, pasi dyshoheshin për një vrasje të ndodhur një vit më parë. Mujeci u vra sot bashkë me gruan e tij, teksa ndodheshin në makinë.

Sipas njoftimit të policisë të asaj kohe, në vitin 2017 u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e dy personave të shpallur në kërkim, vëllezërve Lin Mujeci, 38 vjeç, dhe Kreshnik Mujeci, 30 vjeç, të dy banues në Torovicë të Lezhës. Ata dyshoheshin si autorë të vrasjes së shtetasit G.M., një ngjarje e ndodhur më 6 tetor 2016 në fshatin Mali i Jushit në Shkodër.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme